Zëvendeskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov sot realizoi takim edhe me ambasadoren e Kroacisë në vend, Nives Tiganj, ku u shqyrtuan mundësitë për zgjërimin e bashkëpunimit përmes inicimit të përpjekjeve të përbashkëta për të hartuar dhe zbatuar projekte brenda instrumenteve të ndryshme financiare të BE-së.
ZKQ Dimitrovi: „Kroacia konsiderohet si një ndër partnerët me potencial më të madh për zhvillim të bashkëpunimit proektues bilateral, me theks në negociatat aderuese. Njohuritë dhe aftësitë që i marrim nga ekspertët kroat janë veçanërisht të dobishme për forcimin e kapaciteteve tona për të bartë standardet dhe përvojat evropiane në shtëpi“.
Dimitrovi theksoi rëndësinë e Kroacisë për agjendën tone evropiane, duke potencuar momentin e dyfisht hisorik – presidencën e parë të Kroacis me BE-në në kuadër të cilit u morr vendimi për fillimin e negociatave të Republikës së Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian.