Duke i dëshiruar mirëseardhje dhe mandat të suksesshëm,zëvendëskryeministri Dimitrov i uroi Ambasadorit Gir për marrjen e funksionit të ri, Shef i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut, duke potencuar bashkëpunimin e deritanishëm si me paraardhësit e tij, ashtu edhe me ekipin lokal në Delegacionin e BE-së.
Dimitrov: „ Arritja e Ambasadorit Gir dhe emërimi i tij si përfaqësues më i lartë i institucioneve evropiane në Maqedoninë e Veriut , po ndodh në një momet kyç për rrugën evropiane të vendit, për të cilat përvoja dhe ekspertiza e tij janë më se të mirëseardhura. Edhe një mik evropian në një moment të duhur për krijimin e rezultateve pozitive dhe lajme të mira për qytetarët - së bashku ta hapim faqen më të rëndësishme, fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian, me të edhe fillimin e vendosjes së standardeve evropiane në shtëpi."
Ishin shkëmbyer mendime për progresin e reformave, raportin vjetor të Komisionit Evropian si dhe paketën e saj për zgjerimin, mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritarer, planin ekonomik dhe të investimeve, IPA3 programimin – tema kyce për të cilat posaqërisht SQI dhe DEU do të jenë në komunikim të ngushtë.
Palët shprehën besimin por edhe shpresën se pikërisht gjatë mandatit të euroambasadorit Gir, përmes bashkëpunimit dhe koordinimit të thellë perpsepktivat për anëtarësim në BE do të jetë akoma më të prekshme, me këtë edhe standardet e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, përmes vetë procesit eurointegrues, dukshëm të përmirësuar.