Lajme
21.9.2020 17:33
Sot Zëvendëskryateri I Qeverisë përgjegjës për Cështje Evropiane, Nikola Dimitrov u takua me udhëheqësin e Odës Ekonomike të Maqedonisë ku u bisedua për fillimin e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë Veriore dhe implikimet e saj mbi sektorin e biznesit.
ZKQ Dimitrov: "Vendosja e bashkëpunimit me Odën Ekonomike dhe komunitetin e biznesit është një nga shtyllat mbi të cilat do të mbështetet suksesi i negociatave.
Kyqe është që të gjithë të kuptojmë se pjesa më e vështirë e negociatave të pranimit në të vërtet bëhet në vend ” –theksoi Dimitrov, më tej duke cekur se në periudhën që vijon, Qeveria edhe më shumë do të intensifikojë komunikimin me përfaqësuesit e komunitetit të biznesit, në të gjitha format dhe mundësit e mundëshme, kurse roli I tij do të jetë i drejtuar kah kordinimi I të gjitha aktiviteteve nga gjitha resoret të cilat janë të lidhura me integritetin tonë Evropian, me qëllim negociata të suksesshme për anëtarësimin tonë në BE.
Udhëheqsia e Odës Ekonomike të Maqedonisë gjatë takimit ishte e interesuar se si ata mund të marrin pjesë në strukturat negociuese në përcaktimin e pozicioneve tona negociuese. Në këtë drejtim, u konkretizua mënyra e komunikimit, koordinimit dhe bashkëpunimit konkret në ndërtimin e pozicioneve negociuese nacioanle në negociata, duke respektuar plotësisht kornizën ligjore që përcakton kompetencat e Qeverisë dhe të Odës Ekonomike.
Komuniteti i biznesit do të jetë partneri ynë në ndërtimin e pozicioneve negociuese për të gjitha grupet, dhe qëllimi im është që të gjithë të përfshiheni si duhet dhe të gjithë të keni hapësirëpër të kontribuar në negociata të suksesshme. Rezultati duhet të jetë I përbashkët. Interesi është i dyanshëm, Qeveria nuk mund të ecë përpara pa komunitetin e biznesit dhe sigurisht nuk mund të ndërmarrë hapa ose të imponojë dinamikë që kompanitë tona nuk do të jenë në gjendje të ndjekin "- tha Dimitrov.