Zëvendës kryeministri i Qeverisë, përgjegjës për Çështje Evropiane, Nikolla Dimotrov sot u takua me ministrin në detyrë për Evropë dhe Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Gent Cakaj, i cili po qëndron në një vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Në fokus të bisedës ishte finalizimi i ardhshëm i kornizës negociuese dhe mundësitë të cilat janë para dy shteteve në periudhën e ardhshme.
Bashkëbiseduesit gjithashtu i'u referuan edhe bashkëpunimit të suksesshëm ndërkufitar në kuadër të instrumenteve evropiane dhe ndikimit që ajo ka në afrimin e njerëzve dhe bizneseve nga rajonet kufitare.
ZKQ Dimitrov: "Metodologjia e re e aderimit mundëson një proces negociimi më dinamik dhe thelbësor. "Qëllimi ynë është që atë ta shfrytëzojmë plotësisht," theksoi Dimitrov.
Bashkëbiseduesit ranë dakord që edhe në periudhën e ardhshme të dy vendet do të vazhdojnë të forcojnë marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, bashkëpunimin brenda nismave rajonale, si një nga parakushtet kryesore për stabilitetin e qëndrueshëm dhe prosperitetin ekonomik të të gjithë rajonit.