Zëvendës kryeministri i Qeverisë, përgjegjës për Çështjet Evropiane, Nikolla Dimitrov, sot realizoi një takim pune me ambasadoren e Zvicrës në Maqedoninë e Veriut, Sibil Zuter Tehada.
Në takim u shkëmbyen mendime për marrëdhëniet e përgjithshme bilaterale ndëmjet Maqedonisë së Veriut dhe Zvicrës, të cilat gjatë viteve janë karakterizuar me miqësi dhe mirëkuptim.
Zëvendëskryeministri Dimitrov theksoi se e vlerëson lart mbështetjen e vazhdueshme që Zvicra jep në procesin e integrimeve tona evropiane dhe shprehu kënaqësinë që shumë prej projekteve të financuara deri më tani nga Zvicra mbështesin prioritetet e Qeverisë në procesin e anëtarësimit në BE.
"Në këtë kohë vendimtare në procesin e integrimit në BE, mbështetja e partnerëve tanë dypalësh është jashtëzakonisht e rëndësishme. Përparësi kryesore e Qeverisë dhe partnerëve tanë bilateral mbetet realizimi i reformave prioritare në periudhën që vijon. "Unë pres që bashkëpunimi dypalësh zhvillimor midis dy vendeve të lëvizë në të njëjtin drejtim, duke pasur parasysh korrelacionin e ngushtë të të dy proceseve."- potencoi Dimitrov. Në këtë kontekst, ai shprehu shpresën se bashkëpunimi midis Ambasadës së Zvicrës dhe Sekretariatit për Çështjet Evropiane do të intensifikohet, si një institucion përgjegjës për koordinimin e ndihmës së huaj në vend në periudhën e ardhshme.
Ambasadorja Tehada shtoi se programi për zhvillim i Zvicrës në periudhën e ardhshme do të jetë një vazhdim i atij të mëparshmit dhe do të përqendrohet në mbështetjen e reformave për të përmbushur standardet evropiane të vendit, ndërtimin e një demokracie gjithëpërfshirëse shoqërore dhe një ekonomie tregu, në të njëjtën kohë duke siguruar një menaxhim të qëndrueshme me burimet natyrore dhe e njëjta është e ndërlidhur me politikat kombëtare të zhvillimin dhe strategjitë.