Lajme
07.9.2020 18:51
Sot Zëvendëskryetari i Qeverisë,
Nikolla Dimitrov, mbajti takim pune me ambasadoren e Republikës Federale të
Gjermanisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Anke Gizele Holshtajn, e para
pas marrjes së funksionit të ri Zëvendëskryetar i Qeverisë për Çështje
Evropiane.
Fokusi i bisedës ishte aspirata e përbashkët për hyrje në fazën e ardhme të procesit të euro-integrimeve – mbajtja e konferencës së parë ndërqeveritare për fillimin formal të negociatave të Maqedonisë së Veriut me Bashkim Evropian edhe atë gjatë kohës së kryesimit Gjerman me Këshillin e BE-së.
ZKQRMV Dimitrov: “Jemi afër qëllimit, i cili në të vërtetë do të jetë fillimi i rrugëtimit kryesor evropian për vendin tonë. Është privilegj që Gjermaninë e kemi një mik që do të na ndihmojë ta kalojmë linjën e suksesit të përbashkët – konferencën e përbashkët ndërqeveritare me një shenjë historike.”
Ambasadorja e Gjermanisë Dimitovit i
dëshiroi sukses në sfidat e reja të cilat ia sjell funksioni i ri, duke i
potencuar meritat e tij për arritjet e Maqedonisë së Veriut si në rrugën
evropiane, ashtu edhe në rrugën euro- atlantike ku theksoi se: “Në agjendën e
kryesimit gjerman lidhur me vendin tuaj ka qëllime konkrete - suksesi të cilin
pa hamendje të merituat me angazhim të pëkushtuar në rrugën evropiane, të
rrumbullakohet këtë vit. “Ajo shtoi se pikërisht pas mbajtjes së Konferencës
ndërqeveritare vijnë sfidat tjera: “Apo siç thot fjala popullore Gjermane -
vështirësia fillon nga rrafshi (Die Mühen der Ebene)”.