Lajme
01.6.2019 12:41
Zëvendëskryetari
i Qeverisë për çështje evropiane, Bujar Osmani, nga parkingu në Kalanë e
Shkupit, në mënyrë simbolike - duke u
nisur me autobus shënoi fillimin e kapitullit të ri të integrimeve evropiane të
Republikës së Maqedonisë së Veriut.
“Kemi të drejtë
të jemi krenarë sepse i mënjanuam të gjitha pengesat, krijuam të gjitha
kushtet, dhe siç është përmendur saktë në Raportine Komisionit Evropian, bëmë
shtetin gati për të filluar negociatat”, theksoi Osmani, duke bindur qytetarët
se perspektivat së shpejti do të behen realitet – “Ju siguroj dhe ju bëj
thirje: mos u përmbani për të qenë krenar, mos keni frikë për të qenë optimistë
– Republika e Maqedonisë së Veriut do të fillojë negociatat me BE-në këtë vit!
– thekson Osmani.
Të pranishmit
pastaj hipën në autobusin i cili ishte i brenduar pikërisht për këtë rast, me
të cilin në mënyrë simbolike filluan rrugën e re. Ngjarja vazhdoi në MK-BE info
qendrën në sheshin qendror, ku u promovuan edhe studentët – fituesit e
konkursit “Me njohuri evropiane deri te kryeqyteti evropian”, të cilët javën e
ardhshme do të qëndrojnë në vizitë studentore në Bruksel, ku do të vizitojnë
institucionet evropiane dhe nga afër do të njihen me punën e tyre.