Lajme
17.5.2019 10:45
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropaine,
Bujar Osmani realizoi takim me ambasadorin e Misionit të OSBE-së, Klemens Koja
Osmani dhe Koja biseduan për mënyrën dhe
metodologjinë për zbatimin e proektit për statistikat dhe analizë
kualitative të vendimeve gjyqësore, për përcaktimin e objektivitetit
të paragjykimeve sipas përkatësisë etnike të të akuzuarve, me qëllim të
vërtetohet objektiviteti dhe joselektimin në punën e gjyqeve.
„Ky proekt në veqanti është i
rëndësishëm për shkak që do të ketë sukses të jashtëzakonshëm në përacktimin e
prirjeve eventuale dhe subjektivizëm të gjyqtarëve në shoqërinë tonë, pa
paragjykime", theksoi Zëvendëskryeministri Osmani në takim, duke
shtuar që projekti parasheh analizë statistikore, ku lëndë e përpunimit do të
jenë rastet e njejta ose të ngjajshme të akuzave, si dhe do të analizohen
lartësit e gjykimeve dhe statistikat e tyre lidhur me përkatësin etnike
të të gjykuarve.
Në takim, u hapën temat lidhur me
fushat e bashkëpunimit në kuadër të proektve të finansuara nga ana e
OSBE-së, në lidhje me zabatimin e Marrëveshjes kornizë të Ohrit për kohezim
social, formimin e Këshillave ndëretnik në komuna, organizimin e debateve
publike të cilat promovojnë çështje të përgjithshme ndëretnike dhe kohezim
ndëretnik, si dhe evaulim dhe revizion të Strategjisë për arsim integrues.
Gjithashtu, Zëvendëskryeministri Osmani dhe Ambasadori Koja biseduan edhe për
zgjedhjet e sukseshme presedenciale të cilat ishin fer, demokratike dhe me
atmosfer konkuruese, si shprehje e rënësishme për pjekuri politike dhe demokratike
të shtetit ,ku Osmani shprehi gatishmëri të plotë për pranimin e të gjitha
vërejtjeve dhe rekomandimeve nga ana e OSBE-së, i detyruar për impelentimin e
tyre në kohë para mbajtjes së zgjedhjeve të ardhshme.