Lajme
18.4.2019 16:39
Sekretarja
Shtetërore në Sekretariatin për Çështje Evropiane z-nja Kalinka Gaber me 16 dhe
17 prill 2019 realizoi vizitë në Athinë, R. e Greqisë, ku mbajti takim me
Sekretarin e Përgjithshëm për Çështje Evropiane në Ministrinë për Punë të
Jashtme të Republikës së Greqisë, z. Panajotis Pavlopolus.
Në takim u
diskutua formimi i Komitetit të përbashkët mes dy vendeve që është e paraparë
me planin Aksionar për intensifikimin dhe rritjen e bashkëpunimit mes
Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, i nënshkruar me 02 prill 2019
nga ana e Kryetarit të Qeverisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut Zoran
Zaev dhe Kryetarit të Republikës së Greqisë, Aleksis Cipras.
Komiteti i përbashkët që do të përbëhet nga
përfaqësues prej dy vendeve në bazë të barazisë do të fokusohet në përforcimin
e bashkëpunimit në fusha të parapara me planin Aksionar dhe Memorandumit për
bashkëpunimit për përshpejtimin e procesit të integrimit të Republikës së
Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian e nënshkruar nga ana e ZKQRMV Osmani
dhe MPJ alternative të Republikës së Greqisë Anagnostopulu.
Sektorë potencial
për bashkëpunim, ku do të mund të pritet ekspertiza nga ana e Republikës së
Greqisë, janë fushat e ekonomisë, më saktësisht kapitujt nga legjislatura
evropiane përkushtuar në: lëvizjen e lirë të mallrave, e drejta tregtare dhe
shërbimet financiare; infrastruktura, mjedisi jetësor dhe zhvillimi i
mirëmbajtur, respektivisht kapitujt që kanë të bëjnë: transport, energjetikë,
mjedis jetësor dhe politikë rajonale; industria, teknologjia dhe inovacionet,
më konkretisht agjenda digjitale dhe kapitujt që kanë të bëjnë me: ndërmarrje
dhe politikë industriale, shkencë dhe hulumtim, arsimi, kultura, të rinjtë dhe
politika sociale; si dhe reforma në administratën publike përmes sigurimit të
ndihmës dhe mbështetjes konkrete në ndërtimin e kapaciteteve të sektorit
publik, i aftë të ju përgjigjet sfidave në procesin e aderimit në BE.
Sekretarja
Shtetërore Gaber në takim potencoi se ky Komitet i përbashkët do të jetë e
njohurive të rëndësishme për vendosjen e strukturës bazë që më tutje do të
obligohet të punoj në nivel teknik në arritjen e qëllimeve në procesin e
integrimeve evropiane, duke treguar bindje se puna e komitetit do të
kontribuojë drejt bashkëpunimit intensiv plotësues dhe zhvillim të
marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve.
Pavlopulos dhe
Gaber në takim u dakorduan që takimi i ardhshëm për përcaktimin e strukturës
dhe mënyrës së funksionimit të komitetit të përbashkët të të dy vendeve të
mbahet në maj, në Republikën e Maqedonisë së Veriut.