TAIEX
TAIEX (The Technical Assistance Information Exchange Office) – Ndihma teknike për shkëmbim informatash) paraqet ndihmë teknike afatshkurte për shtetet kandidate dhe shtetet kadindatë potencial të Ballkanit perëndimor, në lëmin e afrimit me BE-në, aplikimit dhe implementimit të së drejtës së BE-së si dhe në zhvillimin e strukturës përkatëse administrative. TAIEX (Ndihma teknike për shkëmbim informatash) finansohet nga programa multilaterale IPA (Instrumeti për ndihmë para-anëtarësimit), që zhvillohet sipas parimit “i pari i paraqitur, i pari i shërbyer”.
Zyra e TAIEX-it për ndihmë teknike pranë Drejtorisë gjenerale për zgjerim, më datë 8 dhjetor 2003 mbajti mbledhje iniciuese për bashkëpunim me shtetet e procesit të stabilizim asociimit, ku edhe zyrtarisht u hap mundësia për shfrytëzimin e shërbimeve të TAIEX në Republikën e Maqedonisë.
Mundësia për shfrytëzimin e shërbimeve të TAIEX-it, veçanërisht në pjesën e sigurisë së ndihmës teknike gjatë implementimit të legjislacionit të Bashkimit Evropian është e një rëndësie shumë të madhe për Republikën e Maqedonisë.
Përfundimisht deri në vitin 2006, shpenzimet për instrumentin TAIEX mbuloheshin nga programi CARDS, ndërsa tani ato janë të mbuluara nga IPA fondet, gjatë së cilave institucionet nuk mbartin aspak harxhime plotësuese financiare.
Sistemi i koordinimit dhe komunikimit, në bazë të Udhërrëfyesit për komunikimin e organeve të administratës shtetërore, me shërbimet e Komisionit Evropian dhe me institucionet tjera të Bashkimit Evropian, i miratuar në seancën e njëmbëdhjetë të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, mbajtur në datë 21 tetor 2008, funksionon siç vijon:
Kërkesat për ndihmë ekspertesh, organizimi i punëtorive dhe vizitave studimore dërgohen nëpërmjet Sekretariatit për Çështje Evropiane (SÇE) deri te Komisioni Evropian, ndërsa informatat nga zyrat e TAIEX –it në Bruksel së pari dorëzohen në Misionin e Republikës së Maqedonisë në Bruksel, që më pas të përcillen nëpërmjet Sekretariatit për Çështje Evropiane deri te institucionet përkatëse.
Gjatë plotësimit të formularëve për aplikim, me rëndësi të veçantë është të shënohen temat të cilat propozohen për analizë dhe diskutim të mëtutjeshëm, gjegjësisht të bashkëngjiten materialet relevante adekuate për të cilat kërkohet ekspertiza. Sa më sakt definohen lëmenjtë për të cilat kërkohet shërbim nga TAIEX-i, aq më të mëdha janë mundësitë për realizimin e tij.
Për çdo pjesëmarrje në seminar/punëtori TAIEX është obligative dërgimi i Raportit deri te ministria kompetente dhe deri te Sekretariati për Çështje Evropiane.
Personat e nominuar për pjesëmarrje në punëtori/vizita studimore/misione për ekspertizë, zgjidhen në bazë të përvojës së tyre paraprake, njohurisë të mirëfilltë për lëmin përkatëse, përgatitjes për analizën e mëtutjeshme, përpunimin dhe implementimin e standardeve evropiane në legjislacionin nacional, si dhe gatishmëria për ndërmarrje të vazhdueshme të aktiviteteve të cilat dalin nga realizimi i obligimeve të cilat Republika e Maqedonisë i ka kundrejt Bashkimit Evropian.
Duke marrë parasysh faktin se procesi për miratimin e një projekti është i shkurt si dhe në bazë të asaj se sa institucioni e njeh ekspertin të cilin e kërkon (ose sa ka vënë kontakt me institucionin ku dëshiron të shkojë për vizitë studimore), mirëpo duke marrë parasysh se afatet janë të shkurta (sa për ilustrim, për mision ekspertësh përgjigje merret për 3-4 javë, për vizitë studimore – 4 deri në 5 javë, ndërsa për punëtori – për 8 javë), e nevojshme është identifikimi i nevojave nga ana e ministrive për shfrytëzimin e shërbimeve të TAIEX-it, dhe kërkesat ti dërgojnë deri te Sekretariati për Çështje Evropiane – (SÇE) si koordinator i aktiviteteve të TAIEX-it.
TAIEX paraqet rol ndërmjetësues nëpërmjet të cilit bëhet shkëmbimi i përvojës nga Komisioni Evropian dhe shtetet anëtare të BE-së kundrejt shteteve potenciale për integrim në BE. Me programin udhëheqin ekspertë nga zyrat e TAIEX-it pranë Drejtorisë së përgjithshme për zgjerim në bashkëpunim të ngushtë me ekspertë nga shtetet dhe trupat regjional administrativ të shteteve anëtare dhe organe tjera të BE-së. Krahas ekspertëve nga administrata shtetërore dhe administrative, TAIEX angazhon edhe ekspertë nga shoqata të ndryshme dhe institucione nga sektori gjysëmprivat, ndërsa në raste të caktuara edhe nga universitetet dhe sektori privat. Në atë mënyrë shfrytëzuesit kanë mundësi të marrin ndihmë nga ekspertë të cilat punojnë në nivel të njëjtë me administratën publike në shtetet anëtare si dhe ekspertë të cilët janë të specializuar për çështje të caktuara.
- Sigurimin e ndihmës teknike afatshkurte dhe këshilla për transponimin e legjislacionit të BE-së në legjislacionin nacional të shteteve shfrytëzuese, gjegjësisht administratës së këtyre shteteve, si dhe implementim dhe aplikim të këtyre ligjeve.
- Afrimin e shteteve partnere ENPI më afër Bashkimit Evropian nëpërmjet integrimit të rritur ekonomik dhe thellimin e bashkëpunimit politik nëpërmjet shkëmbimit të përvojës së arritur gjatë kohës së procesit të zgjerimit.
- Sigurimi i trajnimit teknik dhe ndihmës për partnerët dhe të interesuarit tjerë nga shtetet shfrytëzuese.
- Sigurimi i bazës për mjete ndihmëse dhe ndjekje të avancimit gjatë afrimit, si dhe indetifikimi i nevojave për nevojën e mëtutjeshme teknike.
- Ndihma teknike nëpërmjet instrumentit TAIEX është voluminoz i cili i përfshin të gjitha lëmitë dhe politikat e BE-së. Shteti partner mund të ketë dobi nga fleksibiliteti i TAIEX të ndihmojë gjatë përmbushjes së nevojave për trajnime në lidhje me legjislacionin e BE-së nëpërmjet arritjes së një numri të konsiderueshëm të përfaqësuesve. Mbështetja për ndërrimin e institucioneve sigurohet nga ndihma e ekspertëve ose vizitave studimore varësisht nga kërkesa e marë nga shteti shfrytëzues.
- Vizitat e ekspertëve për qëndrime studiuese-mësimore, janë të dizajnuara si ndihmë teknike afatshkurte për shtetet shfrytëzuese për afrimin dhe implementimin e legjislacionit të BE-së. Vizitat studimore realizohen nga numër i kufizuar punëtorësh, nga shteti shfrytëzues në administratën e shtetit anëtarë. Ato u japin mundësi përfaqësuesve të shteteve shfrytëzuese, të punojnë së bashku me nëpunësit e shtetit anëtarë, të diskutojnë për legjislacionin, për eksperiencën që ato e kanë përfituar gjatë këtij procesi, procedurat administrative dhe infrastruktura dhe të shohin shembuj të praktikave më të mira.
- Nga ana tjetër, misioni i ekspertëve zakonisht përfshin një ose dy ekspertë të shteteve anëtare, të cilët udhëtojnë në shtetet partnere. Ato japin mundësi për diskutim të propozim-ligjeve, i paraqesin praktikat më të mira dhe u japin ndihmë aty ku u kërkohet. Format i preferuar janë sesionet punuese përfshirë këtu, shkëmbimin e njohurive ndërmjet shteteve shfrytëzuese dhe ekspertëve.
- Nëpunësit shtetërorë, të cilët punojnë në administratën shtetërore; në nivel nacional dhe sub-nacional si dhe në bashkësinë e pushteteve lokale;
- Gjyqësisë dhe organeve për implementim të ligjeve;
- Nëpunësve të kuvendit dhe administratës shtetërore të cilët punojnë në kuvendet dhe në këshillat ligjdhënëse;
- Shoqatat profesionale dhe tregtare që i përfaqësojnë partnerët social, si dhe përfaqësuesit e sindikatave dhe shoqatave të punëdhënësve;
- Interpretuesit, përkthyesit dhe recenzentët e teksteve ligjore;
- TAIEX nuk ofron këshilla për persona dhe kompani private.
TAIEX nuk u jep përkrahje direkte qytetarëve apo ndërmarrjeve individuale.
Në vitin 2008 gjithashtu në kuadër të TAIEX-it, si një nga komponentët e “Përkrahje për shoqërinë civile” (Civil Society Facility -CSF) e Drejtorisë së përgjithshme për zgjerim (DG ELARG), u promovua edhe programi i projektuar për shoqërinë civile - the People to People programme (P2P) – (njerëzit për njerëzit) për përforciimin e rolit të shoqërisë civile në procesin demokratik.
Përfaqësuesit e organizatave të ndryshme të shoqërisë civile nga Republika e Maqedonisë gati më ishin të ftuar dhe morën pjesë në më shumë vizita studimore nëpër institucionet e BE-së, në institucione joqeveritare relevante nën mbështetjen e BE-së, si dhe në institucione tjera nacionale dhe internacionale në kuadër të Bashkimit Evropian për njohjen e tyre me korpusin e madh të programeve politike, iniciativave dhe njoftimin me praktikat më të mira të Bashkimit Evropian. Informacione më të hollësishme për programin P2P si dhe për mënyrën e aplikimit mund të gjeni në linqet në vijim:
http://www.delmkd.ec.europa.eu/en/Civil_Society_and_EU/P2P_Programme.htm
http://ec.europa.eu/enlargement/taiex/p2p/index_en.htm
Përkrahje për administratën lokale (Local Administration Facility – LAF)
Zgjerimi i ri i instrumentit TAIEX është i paraparë për administratën lokale (LAF). Me këtë u jepet mundësi pushteteve lokale dhe regjionale të Ballkanit perëndimorë, përfshirë këtu edhe strukturën udhëheqëse të Brukselit. Gjatë këtyre ngjarjeve, personat e zgjedhur do ti vizitojnë institucionet e BE-së dhe do të takohen me udhëheqësit e pushtetit lokal dhe rajonal në BE. Qëllimi është që të jepet vërejtje për rëndësinë e Bashkimit Evropian dhe rolit të saj për nivelet udhëheqëse lokale dhe rajonale.
Komiteti i regjioneve dhe Drejtorive të përgjithshme për zgjerim (DG ELARG) do ta koordinojnë implementimin e LAF-it.
Ngjarja e parë pilot do të mbahet në Bruksel prej në 9-11 shkurt 2011 dhe do të fokusohet në ndryshimet klimatike dhe çështjet e energjisë.
TAIEX aktualisht përfshin këto shtete:
- Kroaci, Turqi, Maqedoni;
- Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Serbi, Mal të Zi dhe Kosovë;
- Bashkësinë e turqve të Qipros në pjesën veriore të Qipros;
- Algjeri, Ermeni, Azerbejxhan, Bjelorusi, Egjipt, Gruzi, Izrael, Jordan, Liban, Libi, Moldavi, Maroko, pushtetet palestineze, Siri, Tunis, Ukrainë dhe Rusi.
Aplikacione
Application form for TAIEX Expert Mission
Application form for TAIEX Study Visit
Application form for TAIEX Workshop
Prezantim
TAIEX - (Technical Assistance Information Exchange Office) Presentation
Më shumë informata në www.taiex.be
Kontakt:
Mbaresa Istrefi Shaqiri
02/3200-222
mbaresa.istrefi@sep.gov.mk