Lajme
07.6.2018 14:36
Zëvendëskryetari
i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, së
bashku me Ministrin e Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, në kuadër të viztës
dyditore në Bruksel, u takuan me Komisioneren e Tregtisë, Sesilija Malstrom.
Tema kryesore ishin marrëdhëniet
tregtare mes Republikës së Maqedonisë dhe Bashkimit Evropian, përfshirë këtu edhe sfidat e reja në
marrëdhëniet tregtare globale. Dihet se si rezultat i implementimit të suksesshëm të Marrëveshjes së
Stabilizim-Asociimit, marrëdhëniet
tregtare ndërmjet Maqedonisë dhe BE-së janë në nivel shumë të lartë
dhe shkëmbimi tregtar i vendit është me
orientim të fuqishëm kah BE-ja.
Në mbledhje u diskutua edhe për tregtinë
e çelikut, dhe në këtë kontekst Osmani theksoi se ‘’Industria e çelikut paraqet
një ndër shtyllat e ekonomisë sonë, dhe pasojat e mundshme nga kjo
krizë për marrëdhëmiet tona dypalëshe mund të kenë ndikim edhe për zhvilllimin e përgjithshëm ekonomik të
vendit’’. Osmani dhe Bekteshi shprehën shpresën se Bashkimi Evropian do t’i
ketë parasysh të gjitha këto elemente dhe, në përputhje me frymën e
Marrëveshjes së Stabilizim- Asociimit masat e eventuale për mbrojtjen e
ekonomisë evropiane do të jenë në përputhje edhe me nevojat e marrëdhënieve
tashmë të vendosura prej dekadash mes Maqedonisë dhe BE-së.
‘’Jemi sinqerisht mirënjohes për
përpjekjet dhe investimet e mëdha të Bashkimit Evropian për transformim dhe
harrmonizimin e ekonomisë së Republikën së Maqedonisë me atë
të Bashkimit Evropian dhe, duke pasur parasysh zhvillimin pozitiv të proceseve
integruese në vendit, pres që ky bashkëpunim të thellohet, ’- theksoi Osmani, duke
cituar Raportin e Komisionit Evropian ku, sipas kritereve ekonomike, Maqedonia,
në raport me vendet e tjera të Ballkanit Perednimor, mori vlerësimin më të
lartë të harmonizimit me ekonominë evropiane.
Takimi i Osmanit dhe Bekteshit me Komisioneren Evropiane të Tregtisë, Sesilija Malstrom është pjesë e
vizitës zyrtare në Bruksel gjatë së
cilës Osmani u prit edhe nga Nënpresidentja e Komisionit Evropian, Federika Mogerini,si
dhe nga shumë përfaqësues të tjerë të lartë të administratës evropiane.
Pjesë e agjendës së Osmanit, në kuadër
të vizitës në Bruksel, është edhe një ligjëratë për integrimet evropiane të Maqedonisë
para diplomatëve dhe përfaqësuesve
të sektorit civil. Takimi organizohet nga
Fondacioni Hans Zajdël.