Lajme
06.6.2018 18:42
Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, së bashku
me Ministrin e Ekonomisë Kreshnik Bekteshi,në kuadër të vizitës në Bruksel realizuan takim me Kristijan Danielson, Drejtor
i Përgjithshëm në Drejtoratin për
Politikë Evropiane të Fqinjësisë dhe Negocitat e Zgjërimit, ku dhe prezentoi Planin e ri reformues,Plani 18.
Osmani në takim u shpreh i kënaqur me
zbatimin e Planit 3-6-9, veçanërisht me valorizimin e tij në një nga raportet
më pozitive për Republikën e Maqedonisë, qe u shoqërua me një rekomandim të
pastër dhe të pakushtëzuar për negociata nga
Komisionit Evropian.
"Qeveria ka një angazhim të fortë për të mbajtur agjendën e reformave në
krye të listës së prioriteteve dhe pas implementimit të Planit 3-6-9,, Sekretariati për Çështje
Evropiane mori përsipër hartimin
e planit të ri të reformave për vitin 2018,
zbatimi i të cilit duhet të përfundojë me publikimin e raportit të ri të Komisionit
Evropian në fillim të vitit të ardhëshëm. ", tha Osmani.
Në vazhdim Zëvendëskryeministri Osmani
theksoi se plani 3-6-9, krijoi një bazë solide për zbatimin e reformave thelbësore dhe afatgjata
që synojnë harmonizimin e shoqërisë sonë me atë Evropiane, ku Plani 18 është
një vazhdim i logjikshëm i agjendës së reformave të Qeverisë për koordinimin
dhe përcjelljen sistematike të zbatimit te këtyre reformave. Në këtë
kontekst, ai shtoi se plani i ri reformues përfshinë të gjitha
vërejtjet dhe sugjerimet, e Raportit te Komisionit Evropian, dhe i njejti
ngërthen edhe orientimet nga gjashtë
iniciativat kryesore të Strategjisë së
Komisionit Evropian.
Osmani kërkoi nga Drejtori i
Përgjithshëm në Drejtoratin për Politikë
Evropiane të Fqinjësisë dhe Negocita të Zgjërimit, Danielson , të kontribuojnë me vërejtjet, sugjerimet dhe komentet e tyre për
finalizimin e Planit, i cili javën e ardhëshme pritet të miratohet nga Qeveria.