Zëvendëskryeatri i Qeverisë së Republikës Maqedonisë, përgjegjës për
Çështje Evropiane Bujar Osmani, sot në mjediset e Sekretariatit për
Çështje Evropiane e prezentoi planin e ri reformues, Plani 18, para
përfaqësuesve të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Maqedoni, të kryesuar
nga ambasadori Samuel Zhbogar.
Fillimisht, Osmani u shpreh i kënaqur me zbatimin e Planit 3-6-9, të
valorizuar në njërin nga raportet më pozitive për Republikën e
Maqedoninisë, të shoqëruar me rekomandim të pastër dhe të pakushtëzuar të
Komisionit Evropian për çeljen e negociatave:
"Qeveria është fuqimisht e
përcaktuar që të mbajë agjendën e reformave në ballë të listës së
prioriteteve edhe pas përfundimit të implementimit Planit 3-6-9 për
çka, Sekretariati për Çështje Evropiane mori për sipër hartimin e planit të ri
të reformave për vitin 2018 realizimi të cilit duhet të
përfundoj me daljen e Raportit të ri të Komisionit Evropian në fillim të
vitit të ardhshëm" - deklaroi Osmani, duke theksuar se Plani 18, i
cili është ende në fazën e harmonizimit, pritet të kalojë në qeveri javën e
ardhëshme, e pastaj për të do të kenë mundësi të deklarohen edhe ekspertët si
dhe sektori civil nga të cilët pritet plotësimi dhe finalizimi i tij.
"Plani 3-6-9 krijoi një bazë solide , për implemenitmin e reformave
thelbësore dhe afatgjata që synojnë afrimin e shoqërisë sonë me atë evropjane,
ndaj Plani 18 është vazhdimësi logjike e agjendës reformatore të Qeverisë
për koordinimin dhe ndjekjen sistematike të zbatimit të këtyre
reformave ", tha Osmani, duke
shtuar se plani përfshinë të gjitha vërejtjet dhe sugjerimet e raportit të
Komisionit Evropian.
Ai ka parasysh edhe udhëzimet e gjashtë nismave
kryesore të Strategjisë së Komisionit Evropian.
Zëvendëskryeministri
Osmani kërkoi nga ambasadori Zhbogar dhe përfaqësuesit e
Delegacionit të Bashkimit Evropian në Maqedoni që edhe ata të kontribuojnë me
vërejtjet, sugjerimet dhe komentet e tyre gjatë finalizimit të përmbajtjes së
Planit, i cili pritet të miratohet nga qeveria javën e ardhëshme. Pas kësaj
Osmani pritet të qëndrojë në Bruksel për të prezantuar këtë plan edhe para
administratës së Bashkimit Evropian.