Me 23.05.2018
përfaqësues të Sekretariatit për Çështje Evropiane, kryesuar nga Dragan Tilev,
shef i kabinetit dhe këshilltar shtetëror realizuan takim pune me drejtorin
Xhevat Kicara përfaqësues i Institutit për standardizim të Republikës së Maqedonisë.
Në takim u
diskutua puna e institutit dhe aktivitetet e planifikuara për të cilat
planifikohet të realizohen në periudhën e ardhshme lidhur me rekomandimet e
Raportit të fundit të Komisionit Evropiae për Maqedonisë.
Në këtë drejtim
drejtori Kicara informoi se përgatit plan Akcional me të cilën duhet të
mundësohet rritja e shitjes së standardeve, si dhe zhvillim i certifikimit në
vend, me të cilën duhet të përmirësohet rrjedha e mjeteve në buxhetin e
Institutit.
Tilev potencoi se
aktivitetet të cilat i ndërmjetëson Instituti janë të lidhura ngushtë me sferën
e tregut të brendshëm, qasja dhe siguria e tregut që ndiqen me interes të
veçantë nga ana e KE-së. Pikërisht për këtë SÇE në kuadër të kompetencave që i posedon është e përgatitur të sigurojë
mbështetje të plotë të aktiviteteve të Institutit.