Lajme
21.2.2018 15:33
Zëvendëskryetari i Qeverisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, së bashku me Ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, në kuadër të vizitës Qeveritare në Berlin, realizuan takim me kryetarin e fondacionit Konrad Adenauer, Hang Gert Poetering.
Në takim, Zëvendëskryeministri Osmani përcolli përshtypjet e Qeverisë nga Strategjia e re e Komisionit Evropian për zgjerim me vendet e Ballkanit Perëndimor deri në vitin 2025. “ Strategjia saktë valorizoi progresin e Republikës së Maqedonisë dhe hapi mundësi historike për kthimin e Republikës së Maqedonisë në binare evropiane si dhe bashkëngjitjen e saj drejt dinamikës 2025” – theksoi Osmani. Ai shtoi se ky shans paraqet nxitje posaçërisht të rëndësishme për Qeverinë, por edhe për gjithë shoqërinë, që aktualisht në përgjithësi ju është përkushtuar proceseve euro- integruese.
“Jemi në një periudhë posaçërisht të rëndësishme, mund të thuhet historike, kur konsensusi nacional dhe shoqëror është i domosdoshëm për të mbyllur përfundimisht çështjen për ardhmërinë evropiane dhe euro- atlantike të Maqedonisë” theksoi Osmani, duke shtuar se Fondacioni Konrad Adenauer, me ekspertizën e saj mund ta ndihmojë Qeverinë gjatë realizimit të gjithëpërfshirjes së sektorit civil në implementimit e reformave, si dhe me ndikimin dhe autoritetin e tij, në mënyrë të drejtpërdrejtë të ndikojë në të gjitha partitë politike të spektrit politik, në drejtim të ndërtimit të konsensusit të gjerë nacional për çështjet strategjike.
Takimi me Kryetarin e Fondacionit Konard Adenauer, Hang Gert Poetering, realizohet në kuadër të vizitës në Berlin të delegacionit të lartë Qeveritar kryesuar nga Kryetari i Qeverisë, Zoran Zaev, në kuadër të së cilës u realizuan takime me përfaqësues të lartë të kreut shtetëror të Republikës Federale Gjermane, mes të cilave edhe me Kancelaren Angela Merkel, si dhe me Presidentin Gjerman, Frank-Valter Shtajnmaer.