Lajme
13.2.2018 19:26
Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani mbajti takim të përbashkët me delegacionin e Republikës së Çekisë të udhëhequra nga z. Jakub Dur, Zëvendësministër për Çështje Evropiane në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Republikës së Sllovenisë të kryesuar nga Iztok Miroshiç, Sekretar shtetëror në Ministrinë e Punëve të Jashtme.
Tema kryesore e takimit ishte procesi euro- integrues i Republikës së Maqedonisë, në veçanti perspektiva evropiane dhe potencialet që dalin nga Strategjia e re e Komisionit Evropian për zgjerim me vendet e Ballkanit Perëndimor deri në vitin 2025. “Strategjia saktë valorizon progresin e Republikës së Maqedonisë dhe hapi mundësi historike për kthimin e Republikës së Maqedonisë në binare evropiane dhe bashkëngjitjen e saj drejt dinamikës 2025” – deklaroi Osmani, duke shtuar se ky shans paraqet nxitje të rëndësishme për Qeverinë, si dhe në përgjithësi shoqërisë, që aktualisht në përgjithësi është përkushtuar procesit euro- integrues.
Zëvendëskryeministri shprehu mirënjohje për angazhimet e deritanishme të Çekisë dhe Sllovenisë për procesin e zgjerimit të BE-së me Vendet e Ballkanit Perëndimor dhe shprehu shpresën se e njëjta do të vazhdojë edhe më tej, posaçërisht këtë vit, si vit në të cilën priten hapat dhe vendime më të rëndësishme për progresin e procesit. “Sllovenia dhe Çekia kanë lidhje të rëndësishme me vendet e Ballkanit Perëndimor, si dhe procesi i zgjerimit paraqet interes të përbashkët”, theksoi Osmani, duke shtuar se para nesh kemi një periudhë me fokus intensiv drejt Ballkanit Perëndimor, duke pasur parasysh Kryesimin e Bulgarisë me Këshillin e BE-së, pas saj vijon Presidenca e Austrisë dhe Rumanisë – vende që, njëjtë si Sllovenia dhe Çekia, kanë interes të drejtë për drejtë për rajonin.