Lajme
13.12.2017 16:29
Sot, e mërkurë, 13 dhjetor 2017,
përfaqësues të Sekretariati për Çështje Evropiane dhe të Ministrisë së Financave
morën pjesë në Komitetin Drejtues të Instrumentit për kornizë Investuese për
Ballkanin Perëndimor (WBIF) në të cilën u alokuan 100 milion euro si grante
investuese (ndihmë të pakthyeshme) të vendeve nga Ballkani Perëndimor.
Nga 100 milion eurot e alokuara,
Republika e Maqedonisë sot formalisht mori pëlqim të 68,6 milion eurosh grante Investuese- ndihmë
të pakthyeshme për Projektin për Rehabilitim të pjesës lindore të linjës
hekurudhore të Korridorit VIII, edhe atë për pjesën e dytë, Beljakovc- Kriva
Pallankë në gjatësi prej 34 kilometrash. Kjo mbështetje Republikës së
Maqedonisë u dha në kuadër të ashtuquajturës “Konektiviti” agjendë të Procesit
të Berlinit, për të cilën u njoftua që nga Samiti i vendeve të Ballkanit
Perëndimor në Trieste.
Në mënyrë plotësuese, Komiteti miratoi
edhe Projektin për bashkëpunim të dokumentacionit teknik për autostradën „Stenkovc-
Pika kufitare Bllacë“ në çmim prej 1.010.000 euro. Këto mjete duhet të përdoren
për përpunimin e dokumentacionit të projektit Infrastrukturor dhe projektin
kryesor për zgjidhjen e autostradës për rrugën shtetërore A4, si fazë e parë
për ndërtimin e autostradës e cila e lidhë Shkupin me kufirin e Kosovës.
Maqedonia, në thirrjen e fundit të
(WBIF) në nëntor dorëzoi kërkesë për grande për Investime në kuadër të këtij instrumenti si dhe për dy projekte
tjera: Projekt për ndërtimin e pjesës së autostradës Kërçovë- Gostivar – Grant
mjete për investime për ndihmë teknike në vlerë të përgjithshme prej 20 milion
eurosh të cilat kanë qenë të destinuara për financimin e pjesës së punimeve
ndërtimore të pjesës së autostradës Kërçovë- Gostivar (pjesa nga Bukojçani deri
në Kërçovë); dhe Projekti për rindërtimin dhe zhvillimin e rrugëve –Kriva
Pallankë- Kufiri me Bullgarinë- Grand mjete për investime dhe ndihmë teknike në
shumën të përgjithshme prej 2,62 milion euro të cilat do ti dedikohen financimit
të pjesës për punë ndërtimore për pjesën rrugore Kriva Pallankë- Deve Bair, si
dhe për ndihmë teknike. Për këto projekte tani më kanë filluar bisedime për
huamarrje nga ana e EBOR, ndërkaq alkomi i grandeve nga ana e Komitetit Drejtues
të (WBIF) për këto projekte do të jetë në qershor të vitit 2018.
Rajoni i Ballkanit Perëndimor mbetet
lartë në agjendën e Komisionit Evropian, për çfarë në këtë mbledhje dhe
zyrtarisht njoftuan edhe për dy thirrje të reja për aplikim për grate
investuese në lartësi rreth 100 milion
euro dhe ndihmë teknike prej 12 milion euro. Thirrja për grante Investuese për
projekte infrastrukturore do të jetë i hapur gjatë vitit 2018.