Lajme
10.12.2022 06:41
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane dhe negociatori kryesor me BE-në, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të drejtave të njeriut thotë se të drejtat e njeriut do të jetë tregues i gatishmërisë së vendit tonë për anëtarësim në BE.
-Mbrojtja e gjithanshme e të drejtave të njeriut përmes kornizës legjislative dhe institucionale, kapacitetet administrative, dhe kuptohet zbatimi, do të jetë një ndër treguesit e gatishmërisë së vendit tonë për hyrje në BE, nga fillimi deri në fund të negociatve aderuese, publikoi Mariçiq në fejsbuk profilin e tij.
Zëvendëskryeministri Mariçiq theksoi se mbrojtja, promovimi dhe respektimi i të drejtave të njeriut janë parakusht themelor i paqes, demokracisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm, kurse Maqedonia e Veriut, si vend negociues dhe anëtare e ardhshme e BE-së, medoemos të vazhdojë në drejtim të përforcimit të mbrojtjes të të drejtave të njeriut.
-Përkushtimi ynë i pa rezervë në rrugën evropiane, e kryesuar nga vlerat e përbashkëta është konfirmim se Qeveria mbetet plotësisht e përkushtuar në avancimin e vlerave universale të të drejtave të njeriut me një qëllim: ndërtimin e shtetit në të cilin qytetarët do të ndjehen të lirë, të barabartë, të sigurt dhe dinjitoze, theksoi Mariçiq.
“Të drejtat e njeriut do të jenë tregues për gatishmërinë për anëtarësim në BE.”
Mbrojtja e gjithanshme e të drejtave të njeriut përmes kornizës legjislative dhe institucionale, kapacitetet administrative, dhe kuptohet zbatimi, do të jetë një ndër treguesit e gatishmërisë së vendit tonë për hyrje në BE, nga fillimi deri në fund të negociatve aderuese.
Dita ndërkombëtare e të drejtave të njeriut na rikujton detyrimit tonë për mbrojtën e tyre, promovimin dhe respektimin, si parakusht themelor për paqe, demokraci dhe zhvillim të qëndrueshëm.
Si vend negociues dhe anëtare e ardhshme e BE-së, medoemos të vazhdojë në drejtim të përforcimit të mbrojtjes të të drejtave të njeriut.
Përkushtimi ynë i pa rezervë në rrugën evropiane, e kryesuar nga vlerat e përbashkëta është konfirmim për qëllimin tonë të sinqertë që çdo ditë ta përmirësojmë pozitën e të drejtave të njeriut të të gjithë qytetarëve, pavarësisht dallimeve të tyre.
Agresioni ushtarak në Ukrainë tregoi se sot qëllimet për mbrojtjen, përmirësimin dhe respektimin e të drejtave të njeriut sërish përballen me sfida të mëdha.
Për këtë arsye sot kur në tokën e Evropës mbrohet demokracia, liria dhe sundimi i së drejtës, më shumë se çdoherë duhet ti kushtojmë vëmendje në mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut, që të mund të flasim për të ardhmen e progresit të vërtetë.
Qeveria mbetet e përkushtuar në përgjithësi në avancimin e vlerave universale të të drejtave të njeriut me një qëllim: ndërtimin e shtetit në të cilën qytetarët do të ndjehen të lirë, të barabartë, të sigurt, dhe dinjitoz!”, është mesazhi i Zëvendëskryeministrit me rastin e Ditës ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, që këtë vit u shënua nën moton “Dinjitet, liri dhe drejtësi për të gjithë”.
Dita ndërkombëtare për të drejtat e njeriut festohet në 10 dhjetor, dita kur Kuvendi i përgjithshëm i KB-së miratoi Deklaratën universale për të drejtat e njeriut në vitin 1984. Deklarata universale për të drejtat e njeriut ishte dokumenti i parë juridik për vendosjen e të drejtave themelore njerëzore, të cilat duhet të mbrohen në mënyrë universale. Shënimi i kësaj date gjithashtu në vitin 1950 në Kuvendin e përgjithshëm të KB-së.