Lajme
09.12.2022 08:13
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, sot, me rastin e ditës Ndërkombëtare të luftës kundër korrupsionit, në bashkëpunim me zëvendëskryetaren e Qeverisë për politikë dhe qeverisje të mirë, Slavica Grkovska dhe Euro-ambasadorin Devid Ger, organizuan takim me përfaqësuesit e të gjitha institucioneve që janë kompetent për luftë kundër korrupsionit.
-Lufta kundër krimit të organizuar dhe progresi i rrugës drejt BE-së janë dy procese të lidhura mes veti që përshpejtojnë euro-integrimin tonë. Dita Ndërkombëtare e luftës kundër korrupsionit këtë vit e shënuam si vend negociues me BE-në dhe vend që përmes Planit aksionar në periudhën e ardhshme fokusohet në zbatimin e tij të fundit, për rezultate të shpejta dhe përmbushje e standardeve dhe parimeve evropiane theksoi Mariçiq.
Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane dhe negociatori kryesor me BE-në theksoi se sundimi i së drejtës, pavarësia e gjyqësorit, lufta konsistente dhe jo selektive kundër krimit dhe korrupsionit, me transparencë të gjerë dhe detyruese, mbeten prioritete strategjike të kësaj Qeverie në rrugën drejt BE-së.
-Lufta kundër korrupsionit dhe zbatimi i politikave dhe masave antikorruptive është një nga qëllimet dhe prioritetet kryesore të shtetit. Pikërisht ky ishte qëllimi kur në strukturën negociuese e vendosëm pozitën e anti-korrupcionistit kryesor, përgjegjës për koordinim horizontal i të gjitha politikave nga pika e luftës kundër korrupsionit dhe parandalimin e konfliktit të interesit, tha Mariçiq duke shtuar se kjo është përgjigjja e Qeverisë dhe njohja e rëndësisë në këtë fushë për Bashkimin Evropian.
Mariçiq në takim para diplomatëve dhe përfaqësuesve të institucioneve theksoi se ekziston dëshira dhe vullneti politik për menaxhim me këtë fenomen shoqëror dhe se disa herë deri më tani e kanë konfirmuar në raporte ndërkombëtare ku theksohet përmirësimi i pozitës së Maqedonisë së Veriut në luftë kundër korrupsionit.
-Indeksi më i ri për perceptimin e korrupsionit për vitin 2021 të “Transoarency international” vlerësoi pozitë të përmirësuar të vendit lidhur me vitin e kaluar – në venin e 87, për dallim nga raporti i vitit 2020 kur ishte në 111. Maqedonia e Veriut ndodhet në vendin e 63 nga 140 shtete sipas “Indeksit për sundimin e së drejtës” organizata joqeveritare e Uashingtonit “World Justice Project” që është për një vend më mirë e renditur në krahasim me vitin e kaluar kur ishim në vendin 64, potencoi Mariçiq.
Për te këto raporte janë dëshmi për ndryshime të vërteta, progres dhe qëllim i sinqertë të cilin e kanë në qasjen drejt luftës kundër korrupsionit, por nuk është i mjaftueshëm.
-Para nesh kemi sfidë të madhe që me sukses ti mbyllim negociatat me BE, për çka na nevojitet entuziazmi reformues. Për këtë arsye korrupsionin duhet ta shohim si një pikë e unifikimit të çdo qytetari dhe institucioni, me qasje që do të jetë gjithëpërfshirës në çrrënjosjen e tij.
Negociatori kryesor me BE-në brifoi se skriningu bilateral për Klasterin I “Të drejtat fondamentale”, është vërejtur nga ana e Komisionit Evropian se duhet të vazhdojnë me përpjekjet për luftë kundër korrupsionit, të zbatohen rekomandimet e GREKO-s dhe gjithsesi të jepen resurse të mjaftueshme Prokurorisë Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsion, e qëllim që të sigurojë përgjegjësi efektive për lëndët e korrupsionit në nivel të lartë.
Në mënyrë shtese në skrining janë përshëndetur edhe aktivitetet të cilët po ndërmerren kurse janë në drejtim të përforcimit të statistikave në luftë kundër korrupsionit edhe pse patëm vërejtje në kuadër të Kapitullit 24 për numrin e aktiviteteve të realizuar të kësaj fushe.
Në takim morën pjesë Ministri i Financave Fatmir Besimi, Ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë Admirim Aliti, Nënkryetari i Kuvendit Goran Misovski, Kryetarja Komisionit për Çështje Politike Sonja Mirakovska, Prokurori Shtetëror Publik Ljubomir Jovevski, Kryetarja e Këshillit Gjyqësor Vesna Daneva dhe pjesë e korit diplomatik në vend.