Lajme
02.12.2022 10:10
Sot në Bruksel përfundoi skrining mbledhja dyditore bilateral për Kapitullin 23, “Gjyqësori dhe të drejtat fondamentale”, i cili tregoi se kemi kapacitet sistemor dhe gatishmëri për ta avancuar me rregulla evropiane të funksionimit.
-Zbatimi i reformës gjyqësore do të jetë vendimtare në negociata me BE-në. Anëtarësimi në Bashkimin Evropian është qëllimi ynë strategjik, kurse të gjitha obligimet që duhet të përmbushen që të kemi sukses në të, i morëm për arsye që t’ju sigurojmë qytetarëve institucione efikase të cilët do të punojnë me standarde dhe parime evropiane, tha Zëvendëskryeministri Mariçiq.
Zëvendëskryeministri i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, theksoi se Kapitulli 23, “Gjyqësori dhe të drejtat fondamentale” kërkon qasje të plotë dhe se na pret shumë punë, por se vullnet politik edhe angazhim ka për zbatimin e reformave me rezultate të dukshme.
-Kemi vullnet politik dhe jemi të gatshëm për reformim të përshpejtuar, me plan konkret dhe detyra për çdo institucion. Harmonizimi është në nivel të duhur, tani duhet të fokusohemi në aktivitetet që do të japin rezultate të dukshme, të cilët në mënyrë të drejtpërdrejtë do të ndikojnë në jetën e përditshme të qytetarëve, potencoi Mariçiq.
Sipas tij procesi i zgjerimit do të jetë forcë e lëvizshme për reformat, për demokracinë, lirinë e mediave, liritë e qytetarëve dhe sundimin e së drejtës dhe të gjitha institucionet në mënyrë maksimale duet të përkushtohen.
Negociatori kryesor është i bindur se mund të përmbushen detyrimet të cilat Komisioni Evropian i kërkon në këtë fushë dhe njoftoi se pason periudhë në të cilin do të punohet në planifikimin e reformave dhe përgatitjen e Udhërrëfyesit, që duhet në praktikë të japin rezultate të shpejta.
Në këto dy ditë ekipi negociues prezantoi tre tema: Antikorrupsioni dhe të drejtat fondamentale, me theks në politikën antikorruptive dhe marrëdhënia legjislative në menaxhimin dhe luftën me korrupsionin, kapacitetet administrative dhe instrumentet, evidenca, shkalla e harmonizimit të gjyqësorit përmes njëzetekatër prezantimeve.
Skriningjet bilaterale për Klasterin 1, “Të drejtat fondamentale” vazhdojnë javën e ardhshme. Të hënën do të mbahet skriningu bilateral në fushën “Kriteret ekonomike”, të martën në fushën “Reforma në administratën publike” dhe Kapitulli 32 “Kontrolli financiar”, ndërkaq të mërkurën do të mbahet skrinigu bilateral në fushën e “Funksionimit të institucioneve demokratike”. Skriningjet bilaterale për këto tre fusha Kriteret ekonomike, Reforma në administratë publike dhe Funksionimi i institucioneve demokratike do të mbahen për herë të parë në përputhje me Metodologjinë e re.