Lajme
01.12.2022 09:34
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, sot në Bruksel mbajti takim me euro-deputetët, anëtarë të grupit socialist dhe demokrat, Tajs Rojten, Evin Inçir, Andreas Shider, Matjazh Nemec dhe Pedro Markez.
Në takim u konfirmua mbështetja e vazhdueshme dhe e zëshme për integrimin e Maqedonisë së Veriut në BE nga socialistët dhe socio-demokratët evropian.
-I ndajmë vlerat e njëjta dhe për ne e rëndësishme është që të kemi miq në institucionet evropiane të cilët angazhohen për aderimin tonë në BE, por edhe për të gjithë rajonin. Maqedonia e Veriut është partner i dëshmuar i besueshëm i BE-së, kurse neve na mbetet ta vazhdojmë bashkëpunimin dhe ta konfirmojmë perspektivën evropiane, tha Mariçiq në takim.
Euro-deputetët theksuan se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria në moment të rëndësishëm i nisën negociatat, dhe se tani me rëndësi është të kenë plan të qartë sipas të cilit do të rrjedhin reformat dhe sipas të cilit do të mund të pritet zgjerimi i radhës i Unionit.
Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane dhe negociatori kryesor me BE-në në takim i brifoi euro-deputetët për rrjedhën e procesit të skriningut dhe për rolin e Parlamentit në negociata, kurse në këtë drejtim euro-deputetët theksuan se tani duhet të tregohet aktivitet i Dialogut Zhan Mone dhe të ketë progres.
Gatishmëria dhe ritmi i zhvillimit të procesit të skriningut, së bashku me mbështetjen që kemi medoemos ta përdorim me mençuri dhe ta kthejmë në një tregim të suksesshëm. Nuk kemi alternativë tjetër dhe për këtë arsye duhet ta shfrytëzojmë momentumin dhe me hapa të shpejtë të përparojmë drejt anëtarësimit të plotë në BE, theksoi Mariçiq.
Në takim u diskutua edhe për Raportin e fundit të miratuar nga euro-deputeti i partisë social-demokrate (S&D), Tonino Picula, në të cilin është plani për strategjinë e re për zgjerim me afat të qartë; negociatat aderuese për vendet që negociojnë me BE-në të përfundojnë deri në fund të vitit 2030.
Mariçiq këtë takim e realizoi në kuadër të vizitës së tij dyditore në Bruksel, ku qëndron për mbajtjen e skriningut bilateral për Kapitullin 23, “Gjyqësori dhe të drejtat fondamentale”, i cili do të vazhdojë nesër në temat të drejtat fondamentale dhe gjyqësori.