Lajme
29.11.2022 11:53
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, e priti kryetarin e Republikës Federale të Gjermanisë, Frank-Valter Shtajnmajer, i cili sapo arriti në aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit.
“Është nder ti dëshiroj mirëseardhje të ngrohtë Kryetarit të Republikës Federale të Gjermanisë, Frank-Valter Shtajnmajer!
Vizita e parë zyrtare e Kryetarit Shtajnmajer, pas katër muaj nga fillimi i negociatave aderuese është sinjal i qartë për pozitat e Gjermanisë për integrimin e rajonit në BE dhe për mbështetjen e vazhdueshme të cilën Maqedonia e Veriut e merr për aderim në Union.
Do të kemi kohë të mjaftueshme të hapim tema të rëndësishme për rajonin, për avancimin e bashkëpunimit të ndërsjellë dhe për sfidat me të cilat ballafaqohet e gjithë Evropa”, shkruajti Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Mariçiq në Fejsbuk profilin e tij.
Vizita e parë zyrtare e Shtajnmajer në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në kuadër të cilës do të realizojë takime me Kryetarin Stevo Pendarovski dhe Kryeministrin Dimitar Kovaçevski, si dhe do të ketë fjalën e tij edhe në Kuvend.
Shtajnmajer pas vizitës dyditore në Republikën e Maqedonisë së Veriut vazhdon për vizitë në Shqipëri.