Lajme
24.11.2022 08:32
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, në fejsbuk profilin e tij publikoi se viti 2030 është viti real për zbatimin e reformave demokratike, progres të qëndrueshëm të vendit dhe përfshirje graduale të tregut të përbashkët të BE-së.
Mariçiq thotë se lajmi i mirë vjen nga Parlamenti Evropian, i cili sot miratoi Raportin e përgatitur nga euro-deputeti i partisë socialdemokratike (S&D),Tonino Picula.
-Plani i strategjisë së re për zgjerim ka afat të qartë: negociatat aderuese duhet të përfundojnë deri në fund të vitit 2030. Zgjerimi ka qenë dhe është i domosdoshëm të mbetet një nga politikat më të suksesshme të BE-së, por tani i nevojshëm është edhe aktivizimi me qëllim që BE ta mbrojë besueshmërinë e saj dhe të metët lojtar gjeopolitik”, shkruan Zëvendëskryeministri Mariçiq.
Në këtë Raport gjithashtu theksohet se harmonizimi me politikën e jashtme të përbashkët të BE-së është kusht që të mbetemi në rrugën evropiane.
Mes konkluzave kryesore të Raportit janë:
• Nuk ka alternativë tjetër për të zëvendësuar zgjerimin e BE-së:
• Afate të qarta: negociatat aderuese duhet të përfundojnë deri në fund të vitit 2030
• Votim me shumicë të kualifikuar në fushat relevante për procesin e aderimit, përveç vendimit përfundimtar, për përmirësimin e vendimit ti shmangemi kontesteve bilaterale si mjet bllokues
• Financimi i BE-së dhe rezultatet e tij të prekshme medoemos të jenë më të dukshme në vendet e zgjerimit;
• Shpërblimi i vendeve-kandidate kur ata do të arrijnë progres të qëndrueshëm, duke e përfshirë edhe përfshirjen graduale të tyre në tregun e përbashkët të BE-së dhe reagim; gjatë regresit apo mungesë e vazhdueshme e progresit në kohë reale;
• Kryenegociator nga ana e BE-së për çdo vend; kjo do të jetë në favor për transparencën e procesit, para se gjithash kur komunikojmë me qytetarët e vendeve kandidate.