Lajme
22.11.2022 03:32
Sot në Bruksel mbahet takimi i dytë i skriningut bilateral për Kapitullin 24, “E drejta, liria dhe siguria”, në të cilin Zëvendëskryeministri i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, tha se Maqedonia e Veriut ka bazë dhe gatishmëri të mirë, por tani duhet të tregojmë vazhdimësi në realizimin e kritereve për anëtarësim në BE.
-Ky kapitull është bazë për zhvillimin demokratik të shoqërisë maqedonase nga i cili varet dinamika e procesit negociues në përgjithësi. Bëhet fjalë për tema voluminoze dhe komplekse të cilët do të kërkojnë më shumë përpjekje dhe përkushtim për harmonizimin e legjislaturës dhe implementimin evropian, që sa më shpejtë të jemi pjesë e sistemit të sigurisë evropiane, theksoi Mariçiq.
Teksti integral nga deklarata e zëvendëskryeministrit Mariçiq nga Brukseli:
“Sot jemi në ditën e dytë të skriningut për Kapitullin 24, E drejta, liria dhe siguria. Një kapitull shumë i rëndësishëm që hapet në fillim të negociatave, së bashku me Kapitullin 23, i cili është i hapur deri në fund të negociatave.
Sot në rendin e ditës janë prezantimet e ekipit tonë – për azil, viza dhe migracion. Atë që mundemi ta tregojmë dhe të shprehim kënaqësi është që nga Komisioni Evropian edhe nga ekipi ynë u konstatua se ka shkallë të lartë të harmonizimit në këtë fushë.
Të gjitha këto procedura që me vite i bëjmë në veçanti pas liberalizimit të vizave ndikojnë në atë të jemi lartë të harmonizuar me të drejtën e Bashkimit Evropian në këtë fushë.
Dje i diskutuam edhe çështjet e luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsion dhe sistemit në përgjithësi të luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsion, dhe atje i prezantuam arritjet tona, por gjithashtu diskutuam për atë që vijon dhe kemi shumë punë për çdo fushë. Kemi bërë shumë, por kemi edhe shumë para nesh të punojmë.
Kjo vetëm na motivon, së bashku me të gjitha pjesët e shoqërisë, ti marrim forcat e përbashkëta dhe sa më shpejtë ti përmbushim kushtet që do të na i vendosin pas këtij skriningu që të kemi sukses, proces i shkurtë dhe i shpejtë i aderimit në Bashkimit Evropian”.
Është dita e dytë e skriningut bilateral për Kapitullin 24, “E drejta, liria dhe siguria”, në të cilin ekipi negociues maqedonas prezantoi harmonizimin e standardeve të BE-së dhe aktivitetet që i morën në fushat e: Azilit, migracionit dhe politikës së vizave të BE-së.
Nesër ekipi maqedonas vazhdon me prezantimin e të gjithë aktiviteteve të marra dhe zbatimin e këtij kapitulli, që është e ndarë në 12 nën-kapituj; azili, migracioni, vizat, kufijtë e jashtëm dhe e drejta e Shengenit, lufta kundër krimit të organizuar, bashkëpunimi në fushën e drogës, lufta kundër trafikimit me njerëz, lufta kundër terrorizmit dhe radikalizmit, bashkëpunim gjyqësor dhe shkëmbim të informacioneve, bashkëpunim gjyqësor në materien penale, bashkëpunim m policinë dhe bashkëpunim me doganën.