Lajme
21.11.2022 08:09
Në Bruksel sapo përfundoi skrining mbledhja e parë bilateral për Kapitullin 24, “Drejtësia, liria dhe siguria”. Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane dhe negociatori kryesor me Bashkimin Evropian, Bojan Mariçiq, është i kënaqur me gatishmërinë e ekipit maqedonas dhe cilësinë e prezantimeve për harmonizimin me ligjet e BE-së dhe implementimit të tyre.
“Intensiv por i suksesshëm, dita e parë e skriningut bilateral për Kapitullin 24. Ekipi negociues maqedonas sot në Bruksel shpjegoi nivelin e harmonizimit me legjislaturën e BE-së dhe implementimit të tij, nëpër 23 prezantimeve në 5 tema, në fushën e drejtësisë, lirisë dhe sigurisë.
Jam i kënaqur nga gatishmëria e tyre, por edhe Komisioni Evropian është. Prioritet i institucioneve dhe i administratës mbetet përmbushja e detyrimeve nga Kapitulli 23 dhe 24, me qëllim që të mbajmë dinamikën e procesit negociues dhe progres më të shpejtë në agjendën reformuese”, shkruan në fejsbuk profilin e tij Zëvendëskryeministri Mariçiq.
Nesër ekipi maqedonas vazhdon me prezantimin e të gjitha aktiviteteve të ndërmarra dhe zbatimin e tyre në këtë kapitull, që është i ndarë në 12 nën-fusha: azili, migracioni, vizat, kufijtë e jashtme dhe e drejta e Shengenit, lufta kundër krimit të organizuar, bashkëpunimi në fushën e drogës, lufta kundër trafikimit me njerëz, lufta kundër terrorizmit dhe radikalizmit, bashkëpunimi gjyqësor dhe shkëmbimi i informacioneve, bashkëpunimi gjyqësor në çështjet penale, bashkëpunimi me policinë dhe bashkëpunimi doganor.