Lajme
21.11.2022 04:00
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, sot në Bruksel hapi skriningun treditor bilateral për Kapitullin 24, “Drejtësia, liria dhe siguria”, në të cilën theksoi se Kapitulli 24, “Drejtësia, liria dhe siguria” sjell ndryshimin thelbësor në shoqërinë maqedonase dhe do të jetë më voluminoz për harmonizimin në negociatat për anëtarësim me BE-në.
-Jemi të vendosur ti zbatojmë të gjitha reformat e duhura me qëllim që të bëhemi anëtar i qëndrueshëm i familjes evropiane. Ky proces i rëndë shtetëror me BE-në paraqet mekanizëm më të mirë për zbatimin e reformave që do të kontribuojnë në përforcimin e demokracisë dhe krijimin e shoqërisë së pjekur me institucione të fuqishme dhe efikase, tha negociatori kryesor me BE-në, Mariçiq.
Lidhur me atë që është punuar në kuadër të kapitullit, Mariçiq rikujtoi në marrëveshjen e nënshkruar me Fronteks, vlerësimi aktual të IT-s dhe strukturës komunikuese për mbështetje të identifikimit dhe regjistrimit të rrjedhave të përziera migruese, Master plani i përgatitur për përcaktimin e specifikimeve për ndërtimin e infrastrukturës informatike –komunikuese, drejt ndërlidhjes së ardhshme me sistemet informatike të BE-së.
Në sferën e luftës kundër krimit të organizuar, siç ishte konfirmuar në Raportin e fundit për progres, Zëvendëskryeministri Mariçiq theksoi se korniza legjislative në masë të madhe është harmonizuar me standardet evropiane, si dhe ekziston një gamë e gjerë të dokumenteve strategjike, bazuar në strategjitë relevante të BE-së, siç janë strategjia Nacionale për luftë kundër trafikimit me njerëz dhe migracioni ilegal, strategjia Nacionale për drogë, strategjia Nacionale për sigurinë kibernetike etj. Krahas kësaj, theksoi edhe aktivitetet e planifikuara, me të cilat siç tha, më gjerë do të prezantohen nga ana e përfaqësuesve të institucioneve përkatëse.
-Në ditët në vijim do ta shfrytëzojmë mundësinë ta prezantojmë nivelin e harmonizimit të legjislaturës sonë me atë evropiane dhe planet e mëtejme për harmonizimin në sferat ku vite të gjata deri më tani punojmë në transponimin e aquis-it relativ, si dhe në përforcimin e kapacitetit tonë administrativ dhe operativ. Kapitulli 24 është shtylla e regjimit të liberalizimit të vizave e cila na u mundësua që nga viti 2009 dhe u dha qytetarëve tanë përfitimin e dorës së parë anëtarësim në BE, tha Zëvendëskryeministri Mariçiq.
-Ekipi negociues është i përbërë nga përfaqësuesit e Grupit punues për Kapitullin24, “Drejtësia liria dhe siguria” të cilët vijnë nga kabineti i Zëvendëskryeministrit për politika dhe qeverisje të mirë, Ministria e punëve të Brendshme, Ministria e Drejtësisë, Ministra e Mbrojtjes, Ministria për Punë të Jashtme, Ministria e Shëndetësisë, Prokuroria publike, Banka popullore, Drejtoria e inteligjencës financiare dhe Sekretariati për Çështje Evropiane.
Institucioni kompetent për këtë kapitull është Ministra për Punë të Brendshme, ndërkaq grupi punues kryesohet nga Koordinuesi i Kapitullit 24, shefja e sektorit për negociata dhe euro-integrime në MPB, Svetlana Vlahoviq Dimanovska.
Sekretarja shtetërore në Sekretariatin për Çështje Evropiane, Drita Abdiu-Halili gjithashtu ishte pjesë e ekipit negociues, që sot para përfaqësuesve të Komisionit Evropian kishte 23 prezantime në pesë tema: Lufta kundër krimit të organizuar, bashkëpunimi në fushën e drogës, lufta kundër terrorizmit dhe preventiva nga radikalizmi, bashkëpunimi në zbatimin e ligjit dhe shkëmbimin e informacioneve dhe menaxhimit ndërkufitar.
Prezantimet nga ana ekipit maqedonas për Kapitullin 24, në kuadër të Klasterit 1, “Vlerat themelore”, do të zgjasin deri me 24 nëntor dhe do të japin një bazë solide për përgatitjen e skrining-raportit që cilin Komisioni Evropian do ta përgatis dhe do ta dërgojë deri tek Këshilli i BE-së për procedurë të mëtutjeshme, nga i cili do varet edhe dinamika e negociatave në këtë kapitull.