Lajme
17.10.2022 12:50
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane dhe negociator kryesor me BE-në, Bojan Mariçiq në skrining mbledhjen shpjegues të sotme për Kapitullin 10, “Shoqëria informatike dhe media” tha se Maqedonia e Veriut tani më ka ndërmarrë hapa për harmonizimin e politikave ekzistuese të BE-së dhe se qëllimi kryesor i Qeverisë është që të sigurojë shërbime të publike me cilësi të lartë për qytetarët dhe bizneset.
-Njohim rëndësinë e transformimit të shoqërisë dhe sjelljen e mundësive të reja për biznes dhe teknologji. Reformat tona janë të qëndrueshme, progresi ynë është i njohur dhe na jepen mundësi të reja përmes procesit të skriningut, shpejtë dhe më lehtë ti arrijmë standardet e BE-së në këtë kapitull. Qëllimi ynë është që të sigurojmë ekonomi të qëndrueshme dhe digjitalizim të shërbimeve në sektorin privat dhe publik, tha Zëvendëskryeministri në fjalën e tij para Komisionit Evropian.
Zëvendëskryeministri në fjalën e tij theksoi edhe arritjet e deritanishme në këtë fushë, duke potencuar se me sukses ta vendosim numrin e rasteve urgjente BE 112, në të cilin për momentin po punohet për implementimin e tij t rregullt.
Negociatori kryesor me BE-në njoftoi se versionet përfundimtare të Strategjisë nacionale për TIK dhe Planit aksionar për vitin 2021-2025 tani më janë të gatshëm, konsultuar me publikun dhe do të finalizohen muajt e ardhshëm, si dhe do të vazhdojë zbatimi i Planit operativ nacional për internet më të gjerë. Në këtë drejtim Agjencia për komunikime elektronike e mbështetur nga Zyra morri hapa me të cilat do të lehtësohen kushtet për vendosjen e 5G dhe do të stimulojë hyrjen e teknologjive dhe operatorëve të reja.
-Duke e njohur rëndësinë e sajber sigurisë, përgatisim edhe Strategjinë e re nacionale për sajber siguri për vitin 2023-2027,
me theks në ndërtimin dhe përmirësimin e kapaciteteve nacionale për sajber siguri, siguri dhe qëndrueshmëri të infrastrukturës kritike informatike, rritjen e vetëdijes dhe bashkëpunimi ndërkombëtar, shtoi Zëvendëskryeministri Mariçiq.
Në kuadër të Tregut të përbashkët rajonal (Procesi i Berlinit), Mariçiq tha se marrim pjesë në Raportin për implementimin e Indeksit për ekonomi digjitale dhe shoqëri (DESI) në rajonin e Ballkanit Perëndimor, në të cilin Maqedonia e Veriut lartë është e gatshme me të dhëna për 87% të treguesve të DESI që janë të qasshme dhe të harmanizuar me Metodologjinë e DESI.
Mariçiq lidhur me agjendën ligjore theksoi se përgatisim Ligjin për rrjete të sigurisë dhe sistem informatike, për çka pritet teksti të jetë i finalizuar në muajt e parë të vitit 2023.
Mariçiq tha se është planifikuar të harmonizohet legjislatura maqedonase me direktivat e BE-së për mediat audio dhe audiovizuele për vitin 2018/1808 dhe tani më ekziston projekt i BE-së që do ti ndihmojë autoritetet në këtë proces.
-Krahas aktiviteteve për përmirësimin e kornizës ligjore, Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele në mënyrë të vazhdueshme do të kontribuojë për përmirësimin e mjedisit mediatik përmes organizimit të kampanjave për tema relevante siç janë – gjuha e urrejtjes, përgjegjësi në onlajn hapësirë, si dhe mbrojtja e konsumatorëve, njoftoi Mariçiq.
Në mënyrë shtesë negociatori kryesor me BE-në tha se do të vijojnë ndryshime në Ligjin në përdorimin e të dhënave të sektorit publik, me qëllim të harmonizimit me Direktivat e BE-së për të dhëna të hapura dhe ripërdorim të informacioneve të sektorit publik (2019/1024), në drejtim të rritjes së transparencës në institucione të sektorit publik, përmirësimi i efikasitetit në punë dhe administratë publike dhe kontribut për zvogëlimin e korrupsionit në të gjitha nivelet.
Sot në Bruksel me hapjen e takimit të skriningut shpjegues për Kapitullin 10, filloi skriningu shpjegues për Klaster 3, “Konkurrenca dhe rritja gjithëpërfshirëse”.