Lajme
28.9.2022 06:37
Zëvendëskryetari i Qeveris për Çështje Evropiane sot mbajti takim me ambasadorin e ri të sapoemëruar në Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore në vendin tonë, SH.T. Metju Loson, në të cilën biseduan për procesin e aderimit të vendit tonë në BE dhe për avancimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.
Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane dhe negociator kryesor me Bashkimin Evropian, Mariçiq informoi ambasadorin britanik, Loson, për rrjedhën e procesit të skriningut si dhe i potencoi përpjekjet që Maqedonia e Veriut do te vazhdojë ti bëjë në procesin gjithëpërfshirës të reformave në shoqëri, që gjithashtu është e rëndësishme për përshpejtimin e euro-integrimeve dhe dinamikën e çeljes dhe mbylljes së klastereve dhe kapitujve, kumtojnë nga Sekretariati për Çështje Evropiane.
-Mbështetja nga Mbretëria e Bashkuar për bashkëpunim zhvillimor me vendin tonë u rritën në vitin 2018, si një reaksion pozitiv të proceseve të përshpejtuar reformuese të cilat i bëjmë. Kemi bashkëpunim të suksesshëm të 3 tuining projekteve të kryesuar nga partneret në Britaninë e Madhe në fushën e reformave policore dhe gjyqësorit penal, kontrolli i ndihmës shtetërore dhe avancimi i barazisë, tha Mariçiq në takim.
Ambasadori Loson përshëndeti fillimin e negociatave dhe qasjen aktive të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut në fazën e parë të procesit aderues. Nga ana e Loson u potencua se mundemi të llogarisim në politikën, mbështetjen ekonomike dhe zhvillimore të Mbretërisë së Bashkuar, në avancimin e reformave, si partner kyç i yni.
Në takim u diskutuan edhe ngjarjet aktuale dhe sfidat e luftës në Ukrainë, furnizimi i qëndrueshëm me energji dhe ushqim, ku u theksua dhe interesi i ndërsjellë për përforcimin e marrëdhënieve bilaterale ekonomike dhe politike mes Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Bashkuar.
Zëvendëskryeministri Mariçiq informoi edhe për iniciativat rajonale në të cilat merr pjesë vendi ynë. Duke theksuar se Qeveria në përgjithësi është e fokusuar në politikën e bashkëpunimit si në nga bazat për progresin e përgjithshëm të rajonit.
-Qëllimi i bashkëpunimit rajonal është që të kemi kontribut më të madh në procesin e aderimit në BE përmes Procesit të Berlinit si dhe përmes nismës “Ballkani i Hapur”. Në këto iniciativa shohim si mjet për përshpejtimin e mëtejmë të integrimit në rajon dhe qytetarët kanë përfitime ekonomike, dhe jo si zëvendësim i anëtarësimit në Union, potencoi Mariçiq.
Zëvendëskryeministri Mariçiq ambasadorit të ri i dëshiroi sukses në punë dhe vazhdimin e bashkëpunimit të mirë si deri më tani.