Lajme
27.9.2022 07:23
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq në skrining takimin e fundit shpjegues të Klasterit “Themele” për Kapitullin 23, “ Gjyqësia dhe të drejtat fondamentale”, tha se ekspertiza, rekomandimet dhe këshillat të cilat i dëgjuan grupet punuese maqedonase nga Komisioni Evropian do të jenë udhërrëfyes i mirë në përgatitjet për skriningun bilateral në këtë kapitull.
-Institucionet dhe administrata kanë motivim, ndërkaq Qeveria vullnet politik për ti vazhduar reformat në gjyqësor dhe të sigurojmë për qytetarët sistem gjyqësor që do të funksionojë sipas standardeve evropiane. Shkroi në fejsbuk statusin e tij negociatori kryesor me BE-në, Mariçiq.
Sipas Mariçiq progresi në fushën e sundimit të së drejtës do të jetë tregues i qartë për rrjedhën e procesit negociues dhe se ekipi negociues maqedonas dhe ai, si ministër i mëparshëm i drejtësisë, shumë mirë e njohin sfidën të cilën do ta kenë në këtë kapitull.
-Bëmë ndryshime në funksionimin e sistemit gjyqësor, por kjo është fushë në të cilën do të kemi ende punë dhe e cila gjithmonë ka hapësirë për përmirësim, thotë Mariçiq.
Sot në Bruksel me përfundimin e takimit shpjegues për Kapitullin 23, “Gjyqësia dhe të drejtat fondamentale” u rrumbullakua skriningu shpjegues për Klaster 1, “Themelet”. Takimet bilaterale për kapitujt dhe fushat e këtij Klasteri do të mbahen në nëntor dhe dhjetor këtë vit.
Ky klaster vlen për fushën më të rëndësishme në procesin e negociatave me Bashkimin Evropian, duke pasur parasysh se përmban kapituj lidhur me institucionet demokratike, sundimin e së drejtës, kriteret politike dhe ekonomike, reforma në administratën publike, prokurimet publike, kontrolli financiar dhe statistika. Nga arritja e progresit të duhur në këtë klaster do të varet hapja e klasterëve tjerë, shpjegojnë nga Sekretariati për Çështje Evropiane.
Procesi i skriningut vazhdon me takimet shpjeguese për kapitujt e Klasterit 2, “Tregu i brendshëm” të cilët fillojnë në gjysmë të muajit tetor.