Lajme
27.9.2022 01:40
Sot në Bruksel u mbajt skrining mbledhja shpjeguese për Kapitullin 23 “Gjyqësori dhe të drejtat fondamentale” me çka rrumbullakohet skriningu shpjegues për Klasterin e parë “Themele”
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane dhe negociatori kryesor me Bashkimin Evropian, Bojan Mariçiq, në fjalën e tij hyrëse tha se Kapitulli 23 do të kërkojë përkushtim të veçantë në procesin në përgjithësi të negociatave dhe shumë punë të reformave gjyqësora, sepse nga kjo varet shpejtësia e hapjes dhe mbylljes së kapitujve dhe klastereve dhe se Qeveria në përgjithësi është e përkushtuar në reformat gjyqësore.
-Reformat në sistemin gjyqësor maqedonas dhe sundimi i së drejtës, janë çështje kryesore në procesin tonë aderues në BE. Kemi vullnet politik dhe përkushtim në zgjedhjen e mangësive në fusha kryesore siç janë gjyqësia, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe liria e mediave dhe do të vazhdojmë me realizimin e obligimeve deri në modernizim dhe funksionim të plotë të sistemit gjyqësor, tha Mariçiq.
Mariçiq potencoi se si Ministër i mëparshëm i Drejtësisë shumë mirë e din rëndësinë e sundimit të së drejtës, gjyqësinë e pavarur dhe efikas, respektimin e të drejtave të njeriut dhe luftën kundër korrupsionit dhe se kjo mbledhje vjen në një moment të vërtetë, sepse do të jep kahje dhe mundësi për ti planifikuar siç duhet reformat.
Gjatë fjalës së tij negociatori kryesor me Unionin, Mariçiq, para përfaqësuesve të Komisionit Evropian shpërndau arritjet e mëparshme në këtë kapitull, duke potencuar se periudha për implementimin e Strategjisë për reformë të sektorit gjyqësor të vitit 2017-2022 është në fund, në vijim është përgatitja e Strategjisë së re katërvjeçare.
-Korniza ligjore e miratuar në vitet 2019 dhe 2020, në të cilën janë Ligji për gjyqe, Ligji për Këshillin gjyqësor, Ligji për Këshillin e prokurorëve publik dhe Ligji për prokurori publike, i vendosi bazat për sigurimin e gjyqësisë së pavarur dhe të përgjegjshëm, rregullat për emërim në bazë të meritës, pasurisë dhe verifikimin e konfliktit të interesave dhe procedurat disiplinore, shtoi Mariçiq.
Mariçiq iu referua edhe në arritjet në kuadër të digjitalizimit të gjyqësorit dhe shërbimeve digjitale në vijim që janë të qasshme për qytetarët në portalin nacionale-shërbime, siç janë vërtetimet elektronike të evidentimit penal për persona fizik dhe juridik, si dhe për interoperabilitetin për shkëmbim elektronik të të dhënave mes 86 institucioneve.
Ne drejtim të arritjes së transparencës më të madhe gjyqësore, Mariçiq tha se Këshilli gjyqësor e miratoi Planin aksionar për gjyq të hapur ne vitin 2021-2023 dhe se të gjithë aktivitetet e deritanishme janë kahësuar drejt përmirësimit të portalit elektronik gjyqësor, përmirësimin e cilësisë; dhe qasjen në të dhënat dhe informacionet për punën e Këshillit gjyqësor dhe gjyqet, përforcimin e rolit mbikëqyrës të Këshillit Gjyqësor, si dhe përmirësimin e sistemit elektronik për trajnim bazë dhe të vazhdueshëm të gjykatësve.
Mariçiq në mbledhjen e skriningut të sotëm shpjegues tha se Maqedonia e Veriut arriti progres në konsolidimin e evidentimit për hetim dhe ndjekje të rasteve të korrupsionit, përfshirë në një nivel të lartë, dhe se është përforcuar korniza institucionale, veçanërisht kapacitetet e Komisionit shtetëror për parandalimin e korrupsionit. U miratua Strategjia Nacionale për hetime dhe konfiskim financiar të pasurisë për periudhë 2021 – 2023.
Strategjia i pasqyron rekomandimet e Grupit punues për aksion financiar dhe dispozitat nga direktivat relevante të BE-së, me qëllim përfundimtar të rritet efikasiteti i luftës kundër larjes së parave dhe financimin e terrorizmit në nivel nacional, theksoi Mariçiq, duke shtuar se korniza ligjore për mbrojtjen e të drejtave themelore në masë të madhe është në përputhje me standardet evropiane. Mariçiq njoftoi se përmirësimet në sistemin e dënimit me kusht do të përfshihen në revizionin e ardhshëm të Kodit Penal dhe Ligjit për procedurë penale, ndërkaq lufta kundër dezinformatave, Mariçiq tha se Qeveria vendosi “zero tolerancë” për të gjitha rastet e gjuhës së urrejtjes dhe se kjo mbetet të jetë mes prioriteteve kryesore të Qeverisë.
Me takimin e tanishëm përfundojnë skriningjet shpjeguese për Klasterin 1 – “Themele”, dhe skriningu bilateral për kapitujt dhe fushat e këtij Klasteri do të mbahen deri në fund të këtij viti, respektivisht nëntor dhe dhjetor.