Lajme
26.9.2022 10:29
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, sot në Bruksel së bashku me euro-deputetin dhe raportuesin për Maqedoninë e Veriut në Parlamentin Evropian, Ilhan Qyçyk, mbajtën takim me nxënësit e Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, të cilët në kuadër të vizitës studimore kishin mendësi të njoftohen me punën dhe funksionimin e Parlamentit Evropian.
-Gjithmonë më gëzojnë iniciativat që krijojnë miqësi të reja, përvoja, njohuri të reja dhe zhvillojnë marrëdhënie të mira fqinjësore. Të rinjtë nga Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria treguan se dinë të ndërtojnë urra të cilët do ti lidhin dy vendet dhe janë shembull i shkëlqyer se nëpërmjet arsimit mund të ndërtohet bashkëpunimi dhe projekte të reja që do të sjellin mundësi të reja, tha Zëvendëskryeministri Mariçiq para nxënësve.
Nikoqiri i kësaj ngjarje, Euro-deputeti Ilhan Qyçyk, me Zëvendëskryeministrin për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq porositën se ajo për çka punojnë dhe për çka luftojnë është që të hapin mundësi të reja për të rinjtë nga të dyja vendet që cilët të gjithë ndryshimet do të dinë ti tejkalojnë në frymën e vlerave evropiane.
Medoemos të ndërtojmë urra mes dy popujve, e jo të ngremë mure. Ju jeni e ardhmja e dy vendeve tona dhe shembullin që jepni është i rëndësishëm për marrëdhëniet e mira fqinjësore. Besoj se do të vazhdojmë ti zhvillojmë dhe do të arrijmë më shumë me përpjekje të përbashkëta, tha Qyçyk.
Mariçiq shprehu besim se në të ardhmen do të ketë më shumë iniciativa të tilla, në të cilat të rinjtë e dy vendeve do të shoqërohen, do të bashkëpunojnë dhe me respekt të ndërsjellë do të përparojnë dhe të sjellin suksese për vendet e tyre.
Nxënësit e dy shkollave, nga Shkupi dhe nga Veliko Trnovo, sot vizituan Parlamentin Evropian në Bruksel, në kuadër të projektit të përbashkët, që kanë për qëllim të krijojnë urra mes të rinjve nga të dy vendet fqinje.
Kjo vizitë në Bruksel vjen pas ekspozitës që u organizua nga shkolla fillore “Ismail Qemali”, Shkup ku nxënësit e kësaj shkolle dhe të SHFK “Bella Blagoeva” nga Veliko Trnovo”, Bullgari, kishin detyrë të pasqyronin atë se çka ju bëri më shumë përshtypje nga Republika e Maqedonisë së Veriut, ajo se çka ju kujtohet dhe ju pëlqeu në Bullgari.