Lajme
26.9.2022 06:56
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, në skrining mbledhjen e sotëm shpjegues për “Funksionimi i institucioneve demokratike” në fjalën e tij hyrëse tha se kjo fushë e cila është e rëndësisë thelbësore për çdo shoqëri demokratike dhe se do të kërkojë përkushtim maksimal të agjendës reformuese që do të ndihmojë të përshpejtohet progresi në këtë fushë të rëndësishme.
-Proceset reformuese nuk janë vetëm vendosja e legjislaturës së re, por edhe për ndryshim të mentalitetit dhe stilit të qeverisjes. Dimë dhe kemi përvojë për atë se sa i rëndësishëm është sundimi i së drejtës, si dhe të kemi institucione të pavarura dhe efikase që garantojnë të njëjtën, tha Mariçiq.
Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane dhe negociator kryesor Mariçiq në takim theksoi se Maqedonia e Veriut ka arritur progres të madh në vitet e fundit, në veçanti lidhur me sundimin e së drejtës dhe kthimin e demokracisë me ndërtimin e institucioneve të fuqishme dhe funksionale që punojnë në parimet e llogaridhënies, transparencës dhe gjithëpërfshirjes, me çka me sukses ju përgjigj pengesës së shënuar në Raportin e fundit të Komisionit Evropian.
-Në disa cikle të kaluar, treguam aftësi në organizimin e zgjedhjeve të drejta dhe konkurrente siç u konfirmua nga OSBE/ODIHR. Lidhur me reformën zgjedhore u bënë disa ndryshime në Kodin zgjedhor që të adresohen rekomandimet që priten nga Raporti nga vëzhgimi i OSBE/ODHIR, si dhe rekomandimet dhe praktikat më të mira të Komisionit të Venecias, potencoi Mariçiq duke shtuar se vazhdimi i reformës zgjedhore është mes prioriteteve të Qeverisë përmes gjithëpërfshirjes dhe transparencës të miratohet Kodi i ri zgjedhor.
Zëvendëskryeministri Mariçiq edhe një herë para përfaqësuesve të Komisionit Evropian potencoi se në Maqedoninë e Veriut e rëndësishme është të kemi konsensus nacional për procesin aderues dhe opozita të luajë rol konstruktiv në përmbushjen e qëllimit tonë strategjik për anëtarësim të plotë.
-Parlamenti përmirësoi rolin e tij si forum primar për dialog konstruktiv politik. Të gjithë partitë kontribuuan për dy runde të suksesshme të dialogut Zhan Mone me Parlamentin Evropian.ky bashkëpunim është e çmuar lartë si mbështetje e vazhdueshme të përpjekjeve tona për përforcimin e mëtutjeshëm të rolit të Parlamentit. Me miratimin e strukturës negociuese, parashohim rol të rëndësishëm të Komisionit për Çështje Evropiane dhe Këshillit Nacional për euro-integrime, në procesin e miratimit të legjislaturës së harmonizuar dhe organizimin e debateve dhe konsultimeve për reforma të lidhur me BE-në, potencoi Mariçiq.
Sot u mbajt skrining mbledhja shpjeguese edhe për një fushë tjetër që për herë të parë vendoset në negociatat aderuese – “Funksionimi i institucioneve demokratike” në kuadër të klasterit “Themele” që është një vlerë bazë nëpër të cilën funksionon Bashkimi Evropian.
Nesër do të mbahet skrining mbledhja për Kapitullin 23 “Gjyqësori dhe të drejtat fondamentale”, me të cilat përfundojnë skrining takimet shpjeguese për Klaster 1 “Themelet”.