Lajme
23.9.2022 12:21
Sot në Bruksel vazhdon mbledhja për skriningun shpjegues për Kapitullin 24 “Drejtësia, liria dhe siguria”, në të cilën Zëvendëskryetari i Qeverisë dhe negociatori kryesor me Unionin , Mariçiq tha se ekipi negociues maqedonas në këtë fushë ndërlidhet në përvojën e marrë më parë dhe vazhdon me rregulloret e reja ligjore, nga viti 2019 deri më tani, duke potencuar se kjo është përparësi e madhe për ne që duhet ta shfrytëzojmë dhe ta valorizojmë.
-Kemi kapacitet dhe motivim që në mënyrë të përshtatshme ta përgatisim vendin tonë dhe institucionet tona përmes ndërtimit të fuqishëm dhe të mirë të kapacitetit të integruar administrativ të agjencive për zbatimin e ligjit dhe trupave tjerë relevant, nga të cilët pritet ti arrijnë standardet e duhura, tha Zëvendëskryeministri Mariçiq.
Sipas Zëvendëskryeministrit Mariçiq Kapitulli 24 “Zemra e negociatave” së bashku me Kapitullin 23 para dhe tani si pjesë e Klasterit “Themele” sipas metodologjisë së re, për çka shprehu besim se vizioni ku jemi sot dhe ku duhet të jemi deri në vitin 2030 do të pasqyrohet në Udhërrëfyesin për sundimin e së drejtës.
Në fjalën e tij Mariçiq theksoi se çka ka bërë Maqedonia e Veriut në pjesën e luftës kundër terrorizmit, duke përmendur se është miratuar Ligji për parandalimin e larjes së parave dhe financimi i terrorizmit – me qëllim të harmonizimit me 5 Direktiva për AML për parandalimin e përdorimin e sistemit financiar për qëllim të larjes së parave ose financimin e terrorizmit (v. 2018/843) dhe rekomandimet reviduara të Grupit punues për aksion financiar.
Plani i përbashkët aksionar për luftë kundër terrorizmit për Ballkanin Perëndimor mes Komisionit Evropian dhe organet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, si kornizë për veprim në luftë kundër terrorizmit, zbatohet vazhdimisht.
Mariçiq shtoi se Qeveria miratoi Vlerësimin nacional për rrezikun në mars të vitit 2020 lidhur me larjen e parave dhe financimin e terrorizmit dhe përmendi miratimin e Planit nacional për riintegrim, risocializim dhe rehabilitim të luftëtarëve të kthyer dhe anëtarët e familjeve të tyre me pjesëmarrje në më shumë institucione shtetërore dhe aktorë shoqërorë me qëllim që të implementohen prioritetet përcaktuara në parandalimin e ekstremizmit dhe radikalizmit të dhunshëm.
Sot përfundon dita e dytë e prezantimit të Komisionit Evropian për legjislaturë dhe standarde të BE-së në fushën e drejtësisë, lirisë dhe sigurisë për ekipet negociuese maqedonase dhe shqiptare në këtë fushë. Nga dita e hënë fillojnë skrining takimet shpjeguese për Kapitullin 23 – Gjyqësori dhe të drejtat themelore.