Lajme
22.9.2022 07:25
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, në skrining mbledhjen shpjeguese të sotme për kapitullin 24- Drejtësia, liria dhe siguria, para përfaqësuesve të Komisionit Evropian njoftoi se do të nënshkruhet Marrëvehja me Fronteks.
-Jam i kënaqur që negociatat për Marrëveshjen për statusin e Agjencisë Evropiane për kufirin dhe rojën bregdetare, Fronteks, ka përfunduar dhe së shpejti do ta nënshkruajmë këtë marrëveshje të rëndësishme, në gjuhë maqedonase, në prani të eruo-komisioneres për punë të brendshme, Johanson, tha Mariçiq në takim.
Zëvendëskryeministri dhe negociatori kryesor Mariçiq shtoi se kjo marrëveshje është hap drejtë menaxhimit më të mirë me kufijtë dhe menaxhim me migrim parregullt, që është interes i përbashkët i Maqedonisë së Veriut dhe i Unionit Evropian, që u dëshmua në të kaluarën, në veçanti në kohën e krizës së migrantëve në vitin 2015.
Në fjalën e tij hyrëse, Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Mariçiq theksoi se fusha e drejtësisë, lirisë dhe sigurisë është një fushë e rëndësisë së veçantë duke pasur parasysh kornizën në rritje të rregullave të përbashkëta për çështje siç janë kontrolli kufitar, vizat, migracioni i jashtëm, azili, bashkëpunimi policor, lufta kundër krimit të organizuar, lufta kundër terrorizmit, bashkëpunimi në sferën e drogës, bashkëpunimi doganor dhe bashkëpunimi gjyqësor në të drejtën penale dhe civile.
- Një organizatë policore profesionale, e besueshme dhe efikase ka rëndësi të madhe në negociatat me Unionin. Politikat për migracion dhe menaxhim me kufijtë janë të rëndësisë së veçantë dhe zhvillimi i tyre ndikon në zhvillimin socio-ekonomik të vendit, si dhe kahësimi dhe kontrolli i masave që ndërmerren për mbrojtjen e sigurisë së vendit dhe qytetarëve, tha Mariçiq.
Negociatori kryesor Mariçiq në pjesën e arritjeve në periudhën e kaluar në fushën e luftës krimit të organizuar, theksoi se Maqedonia e Veriut na nivel operativ merr pjesë në numër të madh të aktiviteteve me vendet-anëtare të BE-së dhe vendet fqinje, duke potencuar se Maqedonia e Veriut në dispozicion ka spektër të gjerë të dokumenteve strategjike, të cilët bazohen në strategji relevante të BE-së në më shumë sfera.
- Qendra nacionale koordinuese për luftë kundër krimit të organizuar dhe serioz në mënyrë të vazhdueshme ndërmerr aktivitete për koordinime ndër-institucionale dhe shkëmbim të të dhënave dhe informacioneve ndërmjet gjitha institucioneve të përfshira, me çka i mbështet aktivitetet që i ndërmarrin me luftën e krimit të organizuar dhe serioz, përfundoi Mariçiq.
Nesër me 23.09.2022 vazhdon takimi shpjegues për Kapitullin 24, “Drejtësia, liria dhe siguria” në të cilën Komisioni Evropian, para ekipeve maqedonase dhe shqiptare, do ta prezantojë korpusin e ri të EU acquis të miratuar pas vitit 2018/2019.