Lajme
21.9.2022 02:01
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, në pjesëmarrjen e tij në TV24 në “Studio” deklaroi se Maqedonia e Veriut qëndron mirë, në disa pjesë dhe më mirë se shtetet që negociojnë me Bashkimin Evropian, që do të na ndihmojë të kemi pak ose shumë pak vështirësi në kualifikime kur do të përfundojë skriningu dhe kjo do të duhet të jetë shans ose anë pozitë e mirë që negociatat të zgjasin më shkurtë nga atë që zgjasin për Serbinë dhe Malin e Zi.
-Negociatat zyrtarisht filluan me 19 korrik, skriningu është një fazë e domosdoshme e negociatave, kjo nuk është diçka e re, e menduar vetëm për ne, por ka ekzistuar për Serbinë për Malin e Zi, për Kroacinë si dhe për të gjitha vendet. Ne nuk filluam nga zeroja, këto dy muaj, shtator dhe tetor, na u prezantua pjesa e rregullores dhe standardeve që janë sjell të reja nga 2019 e këtej. Ajo që është sjellë pas krizës së Kovidit, ndërkaq besoni që ka shumë rregullore të reja për arsye të Kovidit, si dhe përshtatje me kushtet e sotme. Kështu që na është pranuar ajo që kemi dëgjuar ne vitin 2018 dhe 2019, kurse tash po vazhdojmë me version të shkurtuar të skriningut shpjegues dhe menjëherë fillojmë me bilateralin nga muaji nëntor edhe atë me një mënyrë të përshpejtuar, tha Mariçiq.
Zëvendëskryeministri Mariçiq, i cili njëherit është edhe negociator kryesor me Unionin shpjegoi se nga nëntori e tutje fillon pjesa më serioze e cila ka peshë më të madhe për ne, është skriningu bilateral, ku struktura e cila tani ju prezantohet ekipeve maqedonase do të duhet ne t’ju prezantojmë nga pikëpamja jonë sa jemi harmonizuar dhe ku tjetër nevojitet harmonizim si dhe sa jemi të gatshëm të harmonizohemi që të anëtarësohemi në BE.
-Presim që këto 14 muaj gjatë kohës së skriningut ti vëmë në dukje të gjitha vlerat, arritjet dhe sukseset tona, por edhe të gjitha dobësitë dhe në cilin afat duhet ti tejkalojmë, deklaroi Mariçiq, duke shtuar se pas skriningut BE bë raport lidhur me atë se çfarë kemi prezantuar ne dhe në bazë të asaj çfarë ata na kanë paraqitur dhe në ato raporte krijohet numërues, klasifikime për çdo kapitull, për çdo klaster – të cilat ne duhet ti përmbushim për tu bërë anëtare e BE-së.
Pyetjes për ndryshimet kushtetuese dhe vazhdimin e procesit euro-integrues të vendit, Mariçiq u përgjigj se në ditën e parë opozita ka dhënë dorë që të përfshihet në procesin e negociatave, duke shprehur se ka besim në VMRO-DPMNE, deputetë dhe politikan të cilët e dinë rëndësinë e këtij procesi, të cilët e dinë se ky proces nuk përsëritet dhe se ne vetë nuk duhet të frenojmë pas pranimit të propozimit francez, respektivisht pas marrjes së detyrimit për vendosjen e Bullgarëve, Kroatëve dhe Malazezëve në Kushtetutë.
Unë po i bëj thirrje publike Aleksandar Nikolovskit, si kryetar i Këshillit Nacional për Euro-integrime, në trup i rëndësishëm në gjithë procesin, të ulemi dhe të bisedojmë se në cilën mënyrë ai trup, me këtë edhe opozita do të kenë rol në këtë proces. Me këtë që ne gjatë skriningut do të duhet të vendosim pozita negociuese, kjo do të thotë se duhet të angazhohemi për sa kohë mundemi disa ponë ti pranojmë dhe ti përmbushim, në këtë rol ka edhe Kuvendi, dhe për këtë është e rëndësishme edhe opozita të përfshihet, theksoi Mariçiq.
Negociatori kryesor Mariçiq në vazhdim shpjegoi se çështjet bilaterale do të duhet to zgjedhin në mënyrë bilaterale dhe për këtë arsye ekziston komisioni historik, ekzistojnë edhe forma tjera të bashkëpunimi për këto çështje që janë në Protokoll, Maqedonia e Veriut në mënyrë bilateral do ti zgjidh problemet me Bullgarinë.
Në strukturën negociuese është qartë e përmendur se kriteri i përgjithshëm për aderim ose progres janë marrëdhëniet e mira fqinjësore. Këtu janë vendosur edhe marrëveshja me Greqinë si dhe marrëveshja me Bullgarinë. Ky është vlerësim i ndonjë progresi të përgjithshëm të cilin ne duhet ta arrijmë me Greqinë dhe Bullgarinë. Kuptohet që progresi varet nga të dyja anët dhe ajo që është e rëndësishme për ne, në atë që ne insistojmë tani është respektimi i ndërsjellë dhe reciprocitet aty ku është e mundur dhe i domosdoshëm”, shtoi Mariçiq.
Pyetjes se si e komenton hulumtimin e ri të zbatuar nga fondacioni “Konrad Adenauer” në kuadër të publikimit “30 Vite politikë të jashtme dhe mbrojtje”, sipas të cilit 57,1% e qytetarëve janë kundër “Propozimit francez”, Mariçiq thotë se kjo është rezultat i bllokadës dy vjet e gjysmë e cila ndodhi nga ana e Bullgarisë dhe atmosferën që e krijoi retorika politike në dy vendet.
“Atë që e shoh si shanse që faza më e keqe është pas nesh dhe mendoj që pas arritjes së kësaj marrëveshje, respektivisht pas pranimit të “Propozimit francez” punët të marrin rrugë të re. Kjo do të thotë ne i filluam negociatat, tani do ta nënshkruajmë FRONTEKS-in, të hymë në një fazë të marrëdhënieve bilaterale që do të duhet ta ndryshojnë atë atmosferë”, potencoi Mariçiq, duke shtuar se gjithmonë kur merren vendime të rënda dhe pranohen vendime të rënda ata në fillim nuk kanë mbështetje të gjerë publike, mirëpo me kalimin e kohës marrin peshë.
Negociatori kryesor me BE-në, Mariçiq mendon se konsensusi për anëtarësimin tonë në BE duhet të rinovohet dhe se nuk do të ishte e drejtë ndaj qytetarëve të bllokohemi, por as ndaj vendit sepse edhe ashtu shumë kohë presim, ishim të bllokuar mjaftueshëm dhe deri më tani kishim pengesa.
Ne si Qeveri luftuam të realizojmë dy qëllime kryesore. Njëra është ta realizojmë politikën tonë të jashtme për anëtarësim në BE, që mos të mbetet vetëm në letër dhe teori. E dyta është ta mbrojmë identitetin tonë si Maqedonas të cilët flasin gjuhë maqedonase. Unë mendoj se është e mundur. Ne mund të hymë në BE në kohë të duhur si Maqedonas që flasin gjuhë maqedonase. Nëse këtë e kuptojmë dhe punojmë ne atë kauzë si parti politike, si individë, si media si aktor shoqëror mund ti arrijmë të gjitha këto. Kjo është detyrë i gjithë shoqërisë, theksoi Mariçiq në “Studio 10”
Mariçiq njoftoi se dy ditët e ardhshme do të jenë skrining mbledhjet për kapitullin 24- Drejtësia, liria dhe siguria, ndërkaq javën pas saj vazhdojnë me kapitull shumë të rëndësishëm 23 – Gjyqësori dhe të drejtat themelore.