Lajme
13.9.2022 10:05
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, në pjesëmarrjen e tij në “Top Temë” deklaroi se Qeveria ka qëllim të qartë dhe se udhëhiqen nga interesat shtetërore, shtytjet shtetërore dhe dëshira që vendi të shkojë përpara, duke potencuar se njëri interes është të ruhet identiteti dhe gjuha , kurse e dyta, Maqedonia e Veriut, të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian.
“Askush nuk mund ta kontestojë dhe ta merr identitetin, pa vullnetin tonë, kurse tek ne nuk ka vullnet për ta fshirë identitetin tonë, përkundrazi ne insistojmë që gjuha maqedonase të gjendet në kornizën negociuese, dhe u gjind. Ne insistojmë marrëveshja Fronteks të nënshkruhet në gjuhë maqedonase pa asnjë shtesë dhe ashtu do të jetë, në fund të muajit shtator”, deklaroi Mariçiq.
Sipas Zëvendëskryeministrit Mariçiq referendumi do të jetë vetëm humbje kohe dhe vendosje e panevojshme e pengesave të reja në rrugën tonë drejtë BE-së, e cila ishte e mbushur me shumë pengesa dhe se nuk do të ketë kuptim, pavarësisht nga rezultati, VMRO-DPMNE opozitare nuk planifikon të votojë.
“Çështja e referendumit është vërtet serioze dhe ndjej keqardhje pse VMRO-DPMNE në atë mënyrë e hapi, nuk është ky ballafaqim mes pushtetit dhe opozitës, por përse qytetarët të vihen në këtë situatë. Të rikujtojmë pyetjen që VMRO-DPMNE propozon për referendum, është e lidhur për marrëveshjen e vitit 2017, marrëveshja me Bullgarinë, për çka e njëjta si edhe për propozimin francez në korrik të këtij viti, VMRO-DPMNE nuk kishe guxim por kishte mundësi të votojë kundër. Ata as atëherë me 2017, as tani për propozimin francez nuk votuan kundër, por lëshuan sallën gjatë votimit....”-thotë Mariçiq.
Akuzave të opozitës, Mariçiq në “Top Temë” u përgjigj se askush nuk shkon kundër dëshirës së qytetarëve dhe se dëshira e tyre është që të bëhemi anëtarë të BE-së si Maqedonas që flasin gjuhë maqedonase dhe se Qeveria këtë agjendë e përmbushi, duke shtuar se nuk duan të jenë pjesë e agjendës jo të sigurt dhe jo të qëndrueshëm të Mickoskit, i cili insiston për referendum të Marrëveshjes së Prespës, kurse vetë nuk mori pjesë.
Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Mariçiq mendon që kjo është lojë politike ose dëshirë që opozita të del nga kjo situatë në të cilën vetë gjinden, duke u thirrur në faktin se me vite në programin e VMRO-DPMNE-së, që ndikoi që LSDM-ja të ndryshojë programin, u vendos, se çdo zgjidhje me Greqinë duhet të vendoset në referendum para qytetarëve dhe kur erdhi koha për referendum në vitin 2018, VMRO-DPMNE vendosi ta bojkotojë.
“Deri sa VMRO-DPMNE ishte kundër propozimit francez dhe kundër Marrëveshjes me Bullgarinë do të votonin kundër ratifikimit ose pse tani, pesë vite më vonë hapet çështja e referendumit me Bullgarinë, pse nuk u hap çështja për referendum për Marrëveshjen e Prespës kur tani më hapin për marrëveshjen me Bullgarinë”, theksoi Mariçiq në intervistë.
Mariçiq thotë se janë të qarta kushtet me të cilat do të hymë në Union, ata tani më janë vendosur në kornizën negociuese dhe mendon se nëse bëhet fjalë për referendum pyetja duhet të jetë e duhura, jo ajo se a jeni për anulimin e marrëveshjes, por, a jeni për anëtarësim në Bashkimin Evropian.