Lajme
08.9.2022 05:17
Me 07.09.2022 Sekretarja Shtetërore Drita Abdiu Halili mbajti takim me Zëvendësministrin për Punë të Jashtme të Gjeorgjisë i ngarkuar për Çështje Evropiane Teimuraz Janjalia. Takimi u realizua në hapësirat e Sekretariatit për Çështje Evropiane dhe në të njëjtën u shpreh vullneti dhe dëshira për thellimin e bashkëpunimit bilateral mes dy vendeve të të gjitha nivelet dhe në të gjitha sferat, me fokus të veçantë në procesin euro-integrues.
ZMPJ Janjalia iu referua aspiratave dhe arritjeve të deritanishme të Gjeorgjisë në procesin euro-integrues. Përcaktimi nacional i Gjeorgjisë është anëtarësimi në BE dhe NATO dhe vendi është fuqishëm i përkushtuar në përmbushjen e 12 kualifikimeve të përcaktuara nga BE si kusht për dhënien e statusit kandidat për anëtarësim në Union. Në periudhën e ardhshme Gjeorgjia do të iniciojë bashkëpunim të afërt me vendet e Ballkanit Perëndimor në drejtim të shkëmbimit të përvojave dhe njohurive në lidhje me procesin euro-integrues. Në këtë drejtim është edhe vizita në Maqedoninë e Veriut, kurse vizita të tilla do të realizohen edhe në Mal të Zi, Bosnje dhe Hercegovinë, dhe Shqipëri.
Sekretarja Shtetërore Abdiu Halili përshëndeti arritjet e deritanishme të Gjeorgjisë në afrimin e saj drejt BE-së, si perspektivë e konfirmuar për tu bërë anëtare e BE-së nga ana e KE-së dhe shkurtimisht iu referua elementeve kryesore të procesit euro-integrues të Maqedonisë së Veriut, sfidat dhe përvojën. Përshëndeti nismën për thellimin e bashkëpunimit bilateral dhe shprehu gatishmëri për intensifikimin, konkretizimin dhe zyrtarizmin e saj përmes nënshkrimit të memorandumeve konkrete për bashkëpunim. Është e nevojshme që e njëjta të zhvillohet në të gjitha nivelet, si dhe në të gjitha segmentet dhe sektorët që janë të rëndësishëm për euro-integrimet.
Në periudhën e ardhshme do të punohet në identifikimin dhe përcaktimin e modeleve konkrete si dhe sferat e bashkëpunimit përmes të cilëve administrata e Maqedonisë së Veriut do të mund të kontribuojë me përvojën dhe njohurinë e saj kolegëve nga Gjeorgjia.