Lajme
31.7.2022 05:28
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, priti Kryetarin e Qeverisë së Mbretërisë së Spanjës, SH.T. Pedro Sançez Perez Kastehon, i cili sapo ateroi në aeroportin Ndërkombëtar në Shkup.
Zëvendëskryeministri Mariçiq i dëshiroi mirëseardhje të ngrohtë Kryeministrit spanjoll, Pedro Sançez dhe shprehu kënaqësi nga vizita e tij, që është edhe një dëshmi se vendi ynë ka miq të vërtetë në Bashkimin Evropian.
-Pas hapit historik të cilin e bëmë drejt BE-së dhe hapjen e negociatave, miku ynë tradicional dhe i sinqertë në rrugën evropiane, Kryetari i Qeverisë së Mbretërisë së Spanjës, Sh.T. z. Pedro Sançez Perez-Kastehon, arriti në Shkup, me çka edhe një herë konfirmohet pozita dhe përkushtimi i Mbretërisë së Spanjës për integrimin e rajonit në Union, shkruaji Zëvendëskryeministri Mariçiq në profilin e tij në fejsbuk.
Nikoqir i Kryeministrit Sançez do të jetë Kryetari i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, ndërkaq u organizua edhe ceremoni solemne për pritjen para Qeverisë, me nderime më të larta shtetërore dhe ushtarake, pas së cilës pason tet-a-tet takim me dy kryeministrat, si dhe takim plenar i delegacioneve të të dy vendeve.
Vizita në Maqedoninë e Veriut është pjesë e turneut të Sançez nëpër vendet e Ballkanit Perëndimor, që përfshinë edhe Serbinë, Bosnje dhe Hercegovinën, Malin e Zi dhe Shqipërinë.