Lajme
27.7.2022 12:35
Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq sot nënshkroi Marrëveshje kornizë për përkthimin e legjislaturës evropiane në gjuhë maqedonase me shtatë operatorë ekonomik.
-Një nga karakteristikat kryesore të Bashkimit Evropian gjithmonë ka qenë shumë gjuhësia e saj dhe ne, me nënshkrimin e sotëm të kësaj Marrëveshjeje kornizë, me forca të përbashkëta dëshmuam përkushtimin tonë të kontribuojmë në publikimin e suksesshëm të së drejtës së BE-së në gjuhë maqedonase në Gazetën zyrtare të Bashkimit Evropian, theksoi Mariçiq në fjalën e tij me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes kornizë për përkthim.
Ai theksoi se procesi i përkthimit të së drejtës evropiane në gjuhë maqedonase rrjedh pa pengesa, sepse edhe pas hapjes së negociatave me Unionin dhe fillimin e procesit të skriningut, vende paralelisht medoemos të punojë në harmonizimin e legjislaturës nacionale me të drejtën e BE-së.
-Suksesi i skriningut dhe kohëzgjatja e saj në masë të madhe varet nga harmonizimi, respektivisht procesi i marrjes dhe aplikimit të aquis, tha Mariçiq, duke potencuar se ky kusht për anëtarësim është identik me të gjitha vendet kandidate, kurse del nga sistemi juridik i BE-së, i cili përcakton se të gjitha gjuhët zyrtare të vendeve-anëtare janë edhe gjuhë zyrtare të Unionit dhe se të gjitha versionet gjuhësore të akteve ligjore janë origjinale dhe ekuivalente.
Zëvendëskryeministri Mariçiq teksoi se ërkthimi i mirë dhe cilësor do të thotë transponomi i drejtë dhe zbatim i legjislaturës së Bashkimit Evropian, kurse njëkohësisht gjuha maqedonase do të gëzojë status të barabartë dhe zyrtar të Unionit kur vendi ynë do të bëhet anëtarë i plotë i tij.
Vitin e kaluar, nga ana e resurseve të brendshme me të cilat disponon Sekretariati për Çështje Evropiane, së bashku me persona të angazhuar nga jashtë, u përkthyen u reviduan dhe u lekturuan gjithsej 17.322 faqe, që është një tregues i një tregimi të suksesshme, që medoemos dhe duhet të vazhdojë. Këtë vit Sekretariati për Çështje Evropiane (SÇE) lidhi Marrëveshje kornizë me 7 operatorë ekonomik për përkthimin e kësaj legjislature evropiane, të cilët gjithsej kanë 110 përkthyes dhe 35 lektor. Në bazë të kësaj Marrëveshjeje kornizë do të përkthehet nga gjuha angleze dhe frënge në gjuhë maqedonase, tekstet e njëjta do të revidohen dhe lekturohen. Më tej, pakot dërgohen në SÇE dhe në sektorin tonë – Sektori për përgatitjen e versionit nacional të së drejtës së Be-së bëhen kontrolle të brendshme të materialeve të dorëzuara. Këtë vite janë paraparë gjithësej 20.000.000 denarë me TVSH për harmonizim me të drejtën kornizë ligjore dhe se pritet përkthim, revidim gjuhësor dhe lekturim i më shumë se 15 000 faqe autoriale.
E drejta e BE-së paraqet instrument për integrim të suksesshëm, por miratimi i saj është kusht, dhe jo lëndë negociuese me Unionin. Nga këtu, përkthimi i së drejtës së BE-së është obligimi ynë që medoemos të jetë e kryer me cilësi më të lartë dhe të rrjedhë në vazhdimësi. Gjuha maqedonase do të gëzoj status të gjuhës së barabartë dhe zyrtar të Unionit kur vendi ynë do të bëhet anëtarë i plotë i saj. Përkthimi i akteve juridike të BE-së medoemos të përputhet me standardet e gjuhës maqedonase, megjithatë ta reflektojë frymën e euro-zhargonit, me çka do të sigurohet pasurimi, por edhe mbrojtja e vetë gjuhës, dhe kjo kërkon punë intensive, në veçanti gjatë viteve që vijnë.