Lajme
26.7.2022 02:04
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq dhe Sekretarja Shtetërore Drita Abdiu – Halili sot mbajtën takim pune me Ministrin e Punëve të Jashtme të Portugalisë, Zhao Gomes Kravinjo, në të cilën diskutuan për hapjen e negociatave aderuese për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE, si dhe sfidat që e presin vendin në periudhën që pason.
-Me 19 korrik ndodhi hapi historik në procesin tonë euro-atlantik- mbajtëm seancën e parë ndërqeveritare dhe i filluam negociatat për anëtarësim të plotë në BE, tha Mariçiq në takim, duke e informuar ministrin Kravinjo se propozimi i fundit i presidencës franceze ishe lëndë e konsultimeve të gjera nacionale me partitë politike, mediat, shoqërinë civile, ekspertët, qytetarët dhe përfundimisht u miratua nga ana e Kuvendit pas një debati disaditor.
Për periudhën që pason në takim u potencua se vendi mbetet i përkushtuar në mbajtjen e portfolios pozitive – siç është konfirmuar në raportet më të reja të KE-së për vendet, por edhe në renditjet ndërkombëtare siç janë GREKO, Freedom House, Transparency International, etj, si dhe niveli i transponomi të së drejtës së BE-së tani është 45%.
Zëvendëskryeministri Mariçiq theksoi se përpjekjet për sigurimin e zhvillimit të rrjedhës së procesit negociues në të gjitha aspektet e tij që do të jenë të kahësuar përmes revizionit të strukturës negociuese, gjetjes së një modeli për pjesëmarrjen e sektorit civil në proces, në mënyrë shtesë do të rriten kapacitetet për përkthim të së drejtës së BE-së në gjuhë maqedonase në periudhën e ardhshme – duke përfshirë revizionin dhe verifikimin gjuhësor, profesional dhe juridik të akteve të përkthyera të BE-së, kurse është paraparë edhe krijimi i mekanizmave për komunikim transparent dhe në kohë me qytetarët.