Lajme
21.7.2022 08:39
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, në pyetjen e gazetarit a ekziston dallim mes negociatave të Bashkimit Evropiane me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë, ai deklaroi se të dy vendet në të njëjtën ditë i mbajtën konferencat e para ndërqeveritare dhe së bashku përcollën takimin e fillimit të procesit të skriningut.
-Ajo që na u kumtua atje është se bashkërisht do ta vazhdojmë fazën e skriningut, në veçanti pjesën shpjeguese, kurse më tej do të shohim, tha Mariçiq, duke rikujtuar se ne kemi obligim për periudhën e skriningut të bëjmë ndryshime kushtetuese, për të vazhduar me negociata dhe mbajtjen e konferencës së dytë ndërqeveritare.
Zëvendëskryeministri theksoi se dallimi është i qartë dhe se deri në Konferencën e ardhshme ndërqeveritare, respektivisht deri në mundësinë që të hapen Kapitujt she Klasteret, duhet të vendosen në Kushtetutë respektivisht në preambulën e Kushtetutës së Bullgarëve, dhe gjithsesi Malazezët dhe Kroatët.
-Ne kemi vetëm një kusht të them për mbylljen e pjesës së hapur të negociatave, respektivisht për atë pas skriningut. Praktikisht ne me hapjen e negociatave e morëm skriningun. Kjo më parë nuk ishte mundësi sepse nuk kishe vendim për fillimin e negociatave. Operacionalizimi për fillimin e negociatave është skriningu. Ne morëm obligim në kuadër të negociatave me Bullgarinë dhe kjo është pjesë e propozimit francez, shpjegoi Zëvendëskryeministri Mariçiq.
Mariçiq beson se afati kohor i skriningut, që është përcaktuar me data të përafërta, jep kohë dhe hapësirë të mjaftueshme për argumentimin, për shkëmbim të ideve, për dialog të vërtet politike me të gjitha partitë politike, me të gjithë deputetët në Kuvend për tu krijuar atmosfera për diskutim dhe për realizimin e 2/3 e shumicës së duhur.
-Dinamika akoma nuk është përcaktuar, por mendoj që do të ketë kohë të mjaftueshme fillimisht të kuptohet debata. Kështu që nga ne varet deri atëherë a do të kemi sukses apo jo. Për deri sa ne i përfundojmë të gjitha skriningjet dhe miratohen Raportet e Këshillit të BE-së, dhe të përcaktohen klasteret për hapje që të shkojmë në fazën e ardhshme medoemos ta përmbushim këtë sferë. Kështu që, a do ta bëjmë deri në nëntor 2023 ose pas tij varet nga Kuvendi. Në interesin tonë është që të bëhet sa më shpejtë ta heqim si detyrë dhe që të mos kemi më detyra tjera për Konferencën e dytë ndërqeveritare, theksoi Zëvendëskryeministri Mariçiq.