Lajme
21.7.2022 05:00
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, pyetjes së gazetarëve në konferencën e sotme për shtyp, i shpalosi planet e zbatimit ët ndryshimeve të nevojshme kushtetuese për mbylljen e fazës fillestare të negociatave me BE-në.
-Ne akoma nuk kemi kemi përcaktuar kalendarin dhe dinamikën e fillimit të ndryshimeve ligjore, por ky është obligimi ynë ta përfundojmë deri në fund të skriningut. Kuvendi dhe qëllimi i hapjes së ndryshimeve kushtetuese është që ato të përfundojnë me sukses, e jo të përfundojnë pa sukses, tha Zëvendëskryeministri Mariçiq.
Ai theksoi se para se të fillojë procedura vijojnë konsultime me ekspertë të cilët kuptojnë nga Kushtetuta dhe kanë marrë pjesë në fazat e mëparshme të ndryshimeve Kushtetuese, dhe se në atë moment që do të verifikohet teksti dhe nevoja do të fillojë ai proces.
-Më e rëndësishme është që të krijojmë një atmosferë e cila nuk do të shndërrohet në atë fotografi të Kuvendit të cilën e patëm javën e kaluar i cili nuk na mundësonte as kushte për dialog, po as kushte për shkëmbim normal të argumenteve.
Duam të jetë ky proces në të cilën do të kemi diskutim të hapur, serioz me përfshirjen e aktorëve, të përfaqësuesve të bashkësive të cilët duhet të jenë të përfshirë në Kushtetutë. Mendoj që në kuptim thelbësor këto ndryshime do të ishin më të lehta nga të gjitha deri më tani. mendoj në kuptim përmbajtjesorë, sepse ne tani më kemi 7 komunitete në Kushtetutë, duhet ti shtojmë më së paku edhe 3 apo aq sa ne do të vendosim në këtë proces, shpjegoi Mariçiq.
Sipas tij, lidhur me këto çështje kemi dy lloj patriotësh, disa që mbeten në fjalë të mira apo fjalë të këqija dhe të tjerët që punojnë në vepër.
-Ta mbrojmë identitetin tonë, gjuhën maqedonase, identitetin dhe veçorinë tonë dhe të bëhemi anëtare e BE-së. Këto janë qëllimet tona që nga vetë pavarësia si shtet dhe ne si Qeveri menduam dhe akoma mendojmë se këto janë qëllime të realizueshme në të njëjtën kohë. Se mund të mbetemi maqedonas të cilët flasin gjuhën maqedonase dhe të bëhemi anëtarë të BE-së. Mendoj që jemi në rrugë të duhur për ta realizuar këtë, tha Mariçiq, duke rikujtuar se në 5 vitet e kaluara Qeveria ka bërë hapa serioze për sigurimin e gjuhës dhe identitetit Maqedonas dhe se pikërisht në këtë periudhë gjuha maqedonase u shkrua në KB, është shkruar në Komisionin Evropian, në NATO, shkruar në OSBE dhe në të gjitha organizatat ndërkombëtare ku Maqedonia e Veriut është anëtare, që sipas Mariçiq është më e rëndësishme dhe më patriotike nga çdo simbolikë tjetër, theksoi Zëvendëskryeministri Mariçiq.