Lajme
21.7.2022 03:47
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq sot kishte fjalën e tij para publikut në konferencën për shtyp në të cilën e sqaroi procesin e fillimit të negociatave për anëtarësim të plotë të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.
-Deri më tani hapat e Maqedonisë së Veriut janë bazë e fortë për menaxhim më të mirë me sfidat që do të vijë më tej në proces, tani kur kalojmë në fazën e radhës të negociatave tona aderuese, duke shtuar se skriningu është prezantim analitik i gjendjes në vendin kandidat për anëtarësim në Union në krahasim me shkallën e tij në harmonizim me të drejtën e BE-së.
Sipas Zëvendëskryeministrit Mariçiq skriningu është operacion formal dhe teknik të cilën e bën Komisioni Evropian, e cila është i domosdoshëm dhe i rëndësishëm që të kemi pasqyrim të qartë se ku qëndrojmë dhe çka duhet të bëjmë në vitet që pasojnë, dhe me qëllim të bëhemi vend anëtar i barabartë i Unionit dhe potencoi se skriningu do të përbëhet nga dy faza edhe atë ai shpjegues, Komisioni Evropian i vendit kandidat do ti prezantojë aktet kryesore juridike për çdo kapitull dhe skriningu bilateral, ku Maqedonia e Veriut do ta prezantoj shkallën e harmonizimin zë legjislaturës nacionale, në përputhje me aktet e prezantuara të Be-së gjatë mbledhjeve shpjeguese, kapacitetet institucionale dhe zbatimin e ligjeve.
Zëvendëskryeministri Mariçiq potencoi se në Metodologjinë e re për negociata aderuese në vitin 2020, skriningu do të rrjedhë në nivel të klastereve, me përmbushjen e pikë referimeve për hapjen (deri sa ka), kurse mbyllja do të jetë në nivel të kapitujve pas përmbushjes së pikë referimeve për mbyllje.
-Me mbylljen e të gjitha kapitujve në një klaster do të mbyllet klasteri pa kushte tjera shtesë. Në bazë të skriningut bilateral, Komisioni përgatit raport për skriningun dhe i prezanton Këshillit i cili vendos për fillimin e negociatave, me rekomandim të Komisionit, shtoi Mariçiq.
Zëvendëskryeministri Mariçiq njoftoi se Raport skriningu i parë për Klasterin “Vlerat themelore”, e pret në tremujorin e parë të vitit 2023 dhe informoi se për këtë Klaster duhet të përgatiten tre udhërrëfime të cilët do duhet ta reflektojë angazhimin politik për zbatimin e reformave kyçe strategjike përmes përcaktimit të qëllimeve afatshkurta dhe afatmesme.
Përgjigje të pyetjeve të gazetarëve të Zëvendëskryeministrit për Çështje Evropiane Mariçiq.
Në konferencë për shtyp Mariçiq prezantoi edhe kornizën kohore n të cilën pritet të realizohet skriningu shpjegues sipas kapitujve së bashku me skriningun bilateral. Kalendarin e mbledhjeve e përcakton Komisioni Evropian, në bazë të asaj që është prezantuar në mbledhjen e hapjes së skriningut, si Kalendar parimor i KE-së (i cili mund të ketë edhe ndryshime), mund të shihet se na pret periudhë dinamike, duke pasur parasysh se procesi i prezantimit të legjislaturës së re fillon nga shtatori i këtij viti, ndërkaq paralelisht në periudhë nga rreth 15 muaj do të bëhet edhe skriningu bilateral, respektivisht Komisioni Evropian planifikon këtë proces ta përfundoj deri në nëntor të vitit 2023.
Para nesh kemi një proces afatgjatë që do të varet nga ne dhe për të cilin nevojitet angazhimi i të gjithëve sepse së fundmi i rëndësishëm është rezultati i punës tonë të përbashkët për organizimin e duhur të vendit dhe çuarjen e saj në bashkimin Evropian, tha Mariçiq duke shprehur besim në kapacitetet e organeve shtetërore se me motivim të fuqishëm, përkushtim dhe punë rruga deri në anëtarësim të plotë do të jetë i lehtë dhe i shpejtë.