Lajme
29.6.2022 03:45
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, sot kishte takim me deputetët e Parlamentit Evropian, në të cilën nëpërmjet një bisede të hapur dhe konstruktive konfirmuan se edhe krahas të gjitha sfidave me të cilat po ballafaqohet Evropa, Bashkimi Evropian medoemos të mbetet aktive në rajon dhe në Maqedoninë e Veriut.
-Progresi është i mundur, besojmë se ka zgjidhje, por medoemos të tregohet lidershipi evropian dhe vullneti politik nga të dy palët. Parlamenti Evropian mund të ndikojë në politikën e Unionit dhe presim që mbështetjen të cilën e marrim të realizohet në vepër tha Mariçiq në takim.
Euro-deputetët në takim me Zëvendëskryeministrin konfirmuan angazhimin për zgjerimin e Unionit me rajonin si dhe theksuan se presin të vazhdojë debati në BE-në për çështjen dhe rëndësinë e zgjerimit të Unionit, për ardhmërinë e Maqedonisë së Veriut dhe rajonit në BE të konfirmohet.
-Besoj se euro-deputetët me të vërtetë vlerësojnë rolin e Maqedonisë së Veriut në rajon dhe si partner bilateral të Bashkimit Evropian. Duhej t’i kishim filluar negociatat kohë më parë kemi humbur mjaftë kohë, tani është momenti historik për vendime historike, shtoi Mariçiq.
Në takim u diskutuan edhe vizionet thelbësore për të ardhmen e BE-së, si dhe për qëndrimet e euro-deputetëve rreth ngjarjeve politike në Evropë dhe në Ballkanin Perëndimor.
Zëvendëskryeministri në fund konfirmoi pozitat maqedonase lidhur me negociatat me Bullgarinë dhe tha se mbetemi të përkushtuar në integrimin tonë evropian, sepse këtë e meritojnë qytetarët që pranuan sfidën e transformimit dhe evropianizimit të shoqërisë.