Lajme
28.6.2022 05:45
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq sot kishte fjalën e tij në pjesën hyrëse të mbledhjes së 19-të të Komitetit të përzier parlamentar – Republika e Maqedonisë së Veriut dhe BE-së (Komiteti parlamentar për stabilizim dhe asociim), ai theksoi se tani më me rëndësi është të konfirmohen vlerat evropiane, të valorizohet ajo që deri më tani kemi punuar, dhe vendet anëtare ta përfundojnë maratonën tonë tetëmbëdhjetë vjeçare për fillimin e negociatave.
-Jo si dhuratë, por si e arritur e merituar i të gjitha gjeneratave që dhanë kohën e tyre, energjinë dhe përpjekjet për ta sjell vendin në një pikë për marrjen e rekomandimit pozitiv. Vitet e fundit, të orientuar drejt BE-së, sollëm vendime të rënda për mbylljen e çështjeve të hapura bilaterale, treguam se dimë të bashkëpunojmë, dhe se kemi vizion për lidership, tha Mariçiq në takim.
Zëvendëskryeministri Mariçiq para anëtarëve të Parlamentit Evropian tha se pavarësisht nga rezultati i kryesimit francez Qeveria mbetet e përkushtuar në zbatimin e reformave dhe mbajtjen e kursit evropian në vend, duke i numëruar format që tani më zbatohen.
Në fund Mariçiq i bëri thirrje Parlamentit Evropian, në kuadër të Konferencës për të ardhmen e Evropës, ta ngrejë debatin për perspektivë evropiane të Ballkanit Perëndimor dhe në kontekst të reformave që do të ndodhin në Union.
-Në këtë periudhë turbulente vendimet që do të sillen për të ardhmen e Evropës medoemos ta përfshinë edhe rajonin si pjesë integruese të Unionit. Vetëm të bashkuar do të jemi në gjendje në mënyrë efektive të ju përgjigjemi të gjitha sfidave, dhe të ndërtojmë qëndrueshmëri drejt gjitha kërcënimeve të tanishme dhe të ardhshme. Çelësi i një Evrope të suksesshme dhe prosperuese është bashkimi. Medoemos të jepet plani dhe drejtimi i qartë vendeve të Ballkanit Perëndimor. Kjo do të thotë gatishmëri për atë që do të vijojë në rajon dhe në cilin drejtim do të lëviz, ndërkaq Maqedonia e Veriut do të lëvize drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian, theksoi Mariçiq.
Në sesionin e parë të mbledhjes së sotme, Zëvendëskryeministri Mariçiq së bashku me Ambasadorin Dejvid Gir, shef i Delegacionit të BE-së në Maqedoninë e Veriut, në emër të shërbimit Evropian për Punë të Jashtme dhe të Komisionit Evropian dhe Ilhan Quçuk, raportues i përhershëm në Parlamentin Evropian për Republikën e Maqedonisë së Veriut kishin mundësi të shkëmbejnë mendime rreth marrëdhënieve të ndërsjella dhe mundësive për përforcimin e partneritetit të Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian.
Komiteti i Parlamentit të përzier – Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimi Evropian (BE) u formua në bazë të Marrëveshjes për Stabilizim dhe Asociim të Republikës së Maqedonisë, Rezoluta e Parlamentit Evropian nga 10 marsi i vitit 2004, si dhe me vendimin e Kuvendit me 7 dhjetor të vitit 2004.