Lajme
28.6.2022 11:15
Sekretarja shtetërore Drita Abdiu-Halili nga Sekretariati për Çështje Evropiane i RMV mori pjesë në konferencën “Demokratizimi dhe roli i parlamenteve në Ballkanin Perëndimor ”, të organizuar nga Aspen Institute – Republika Federale e Gjermanisë, që u mbajt në Berlin të Gjermanisë nga 21 deri 24 qershor.
Temë e kësaj konference disa ditore ishte demokratizimi i proceseve politike në vendet e Ballkanit Perëndimor, përmes përforcimit të rolit të parlamenteve si një komponentë shumë e rëndësishme në ndërtimin e shoqërive të mirëfillta dhe të qëndrueshme demokratike.