Lajme
27.6.2022 07:15
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, sot në hapësirat e Sekretariatit për Çështje Evropiane mbajti takim me pjesëmarrësit e Akademisë Federale për Politikë të Sigurisë 2022.
Në takim me funksionar të lartë, tema e diskutimit ishte “Ndikimi në arkitekturën e sigurisë evropiane”, ndërsa Zëvendëskryeministri Mariçiq në fjalën e tij përshëndetëse theksoi se Ballkani dhe BE kanë perspektivë të njëjtë që medoemos të ruhet.
-Ballkani gjithmonë ka qenë rajon kyç për sigurinë e Evropës, nuk duhet të lejojmë që me këtë “status quo” tokën e Ballkanit Perëndimor ta ushqejmë me nacionalizëm, paqëndrueshmëri dhe alternativa të reja. Është e qartë se Bashkimi Evropian si lider i hapësirës evropiane më nuk është vetëm. Formula e mbajtjes së pozicionit të BE-së si lider i kartës gjeopolitike është zgjerimi, tha Mariçiq.
Ai shtoi se lufta në Ukrainë dhe efekti i saj në rajon tani mbetet shqetësim i madh për qytetarët e Ballkanit dhe se medoemos me përgjegjësi ta mbajë barrën me të cilën imponojnë kriza, që sigurisht do të jetë barrë në vitet e ardhshme për BE-në dhe për Ballkanin Perëndimor.
-Koha e debateve të lehta dhe të këndshme për politikat evropiane ka kaluar që moti. Tani na nevojitet një përgjigje e përbashkët ndaj krizave globale me të cilat po ballafaqohemi. Paqëndrueshmëria e rajonit do të thotë paqëndrueshmëri për Evropën. Tani më nuk bëhet fjalë për zgjerim, tani është çështje e sigurisë, tha Mariçiq para mysafirëve nga Republika Federale e Gjermanisë.
Zëvendëskryeministri në takim potencoi se sot më mirë kuptohet thelbi dhe kuptimi i anëtarësimit në aleancën më të fuqishme luftarak-politik dhe se NATO është jashtëzakonisht i rëndësishëm për rajonin e Ballkanit Perëndimor, për Evropën gjithashtu, e posaçërisht për stabilitetin dhe prosperitetin e ardhshëm.
Në takim mori pjesë edhe Zëvendës ambasadori dhe udhëheqës në sektorin ekonomik në ambasadën gjermane, Oto Graf.
Kursi i funksionareve të lartë përbëhet nga tre faza: Pjesa e parë e kursit, pjesëmarrësit hulumtojnë sfondin historik, kulturor, politik dhe ekonomik të Ballkanit Perëndimor dhe diskutojnë për ngjarjet aktuale me ekspertë.
Në pjesën e dytë të kursit do të formohet bazë e diskutimeve me ekspert të mëtejshëm dhe vendimmarrësit në rajon edhe atë në Sarajevë, Beograd, Shkup dhe Prishtinë. Në pjesën e tretë të kursit, pjesëmarrësit edhe një herë në mënyrë kritike do të mendojnë për pozitat e tyre dhe do ta mbarojnë kursin me diskutim mes përfaqësuesve dhe vendimmarrësve nacional në nivel të lartë për atë se cilat pozita dhe strategji Gjermania dhe Evropa duhet ti miratojnë dhe ti ndjekin në të ardhmen lidhur me Ballkanin.
Organizativisht, Akademia Federale për Politikë të Sigurisë është nën përgjegjësinë e Ministrisë Federale të Mbrojtjes. Kryetar i Akademisë është ambasadori Ekehard Brose. Akademia Federale për Politikë të Sigurisë ka rreth 70 të punësuar, të cilët vijnë nga të gjitha ministritë e përfaqësuara në Këshillin Federal të Sigurisë, dhe është themeluar në Bon në vitin 1992. Me seli ndodhet në hapësirat e pallatit Shenhauzen në Berlin nga viti 2004.