Lajme
24.6.2022 12:06
Sot Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, së bashku me Ministrin për Punë të Jashtme, Bujar Osmani, mbajtën brifing të mbyllur me gazetarë në të cilën ju përgjigjën pyetjeve lidhur me propozimin francez, gjuhën maqedonase, komisionin historik, si pas Samitit dhe çështje tjera lidhur me zhbllokimin e procesit euro-integrues, pas së cilës kishin edhe deklarata.
- Qeveria jonë bëri përpjekje serioze në vitet e fundit por në veçanti me këtë përbërje muajt e fundit në më shumë nivele, të diskutojë hapur, dhe me sinqeritet me Bullgarinë për ti përmbushur qëllimet tona të politikës së jashtme. Qëllimi ynë është aderimi në BE por njëkohësisht mbrojtja e interesave tona në aspektin e gjuhës, identitetit dhe fillimin e negociatave si proces që do të jetë i qëndrueshëm dhe partner me të cilin do të mund të implementojmë në këtë mënyrë që do të në çojë deri në anëtarësim, u përgjigj Zëvendëskryeministri Mariçiq.
Mariçiq beson se detyra që iu dha nga Qeveria është i rëndësishëm që të kujdeset për këto interesa dhe të punojë për ta dhe se nuk mund të heqin dorë as nga rruga jonë drejt BE-së sepse ajo u konfirmua që nga pavarësia jonë, por gjithashtu nuk mund heqin dorë nga disa pozicione që janë të rëndësishëm për çdo vend.
- Mbrojtja e gjuhës dhe identitetit, për çdo shtet është i rëndësishëm dinjitoz për hapërim drejt rrugës së BE-së, gjithsesi duke pasur parasysh marrëdhëniet e mira fqinjësore si kriter të rëndësishëm që na është vendosur në kornizë, respektivisht në kriteret për aderim, tha Mariçiq.
Në pyetjen lidhur me censurën, që përmendet në propozimin francez, Zëvendëskryeministri theksoi se ne kemi legjislaturë që përafërsisht është harmonizuar me BE-në, si për gjuhën e urrejtjes ashtu edhe për çdo gjë që kufizon shprehjen e lirë.
- Çka do që të zbatohet, do të zbatohet në kuadër të legjislaturës tonë dhe përmes institucioneve. As ministritë nuk janë kompetentë për këtë as mund të ndiqen. Qëllimi i hapjes së temës për gjuhën e urrejtjes është sistematike të vendosen mekanizma për luftë kundër gjuhës së urrejtjes për të gjithë duke përfshirë edhe Bullgarinë, theksoi Mariçiq.
Mariçiq edhe një herë konfirmoi se në momentin kur do të kenë çfarë do propozimi zyrtar, ai gjithsesi se do ti dorëzohet për shqyrtim Qeverisë dhe partnerëve të koalicionit në Qeveri dhe kuptohet se në ndonjë formë do të konsultohet edhe në Kuvend dhe Komisionin për Punë të Jashtme.