Lajme
17.6.2022 08:07
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, në kuadër të Prespa forumit për dialog, gjatë ditës së dytë të Konferencës me fjalën e tij hapi sesionin e titulluar: “Ballkani Perëndimor – menaxhimi në kohëra turbulente” në të cilën potencoi rëndësinë e besueshmërisë së BE-së, perspektivë për të gjitha vendet e rajonit, në përputhje me progresin e tyre në reforma të brendshme.
-BE gjithmonë ka qenë dhe do të jetë projekt politik dhe paqësor. Nëse kjo nuk do të ishte kështu, në asnjë far mënyre nuk do të diskutonim për perspektivat ukrainase, për bashkimin e të gjitha vendeve të partneritetit lindor. Për këtë arsye e rëndësishme është të kemi parasysh se BE-ja ende është shumë më tepër se një projekt politik dhe paqësor, se sa vetëm një projekt ekonomik apo treg i përbashkët, theksoi Mariçiq duke shtuar se politika e zgjerimit është në krizë dhe për këtë arsye është i domosdoshëm plan i qartë për zgjerimin e Ballkanit Perëndimor.
Zëvendëskryeministri Mariçiq tha se është i nevojshëm proces më dinamik të aderimit i cili do të mundësojë shoqërive si dhe qytetarëve tanë më shumë shoqërim dhe të socializm, më shumë që të na përgatit për anëtarësim.
-Dëgjuam për idetë për aderim në faza, diçka që do të bëjë procesin e aderimit më dinamik dhe më të dobishëm për kandidatët dhe mund të pranojmë se kjo me të vërtet na nevojitet sa më shpejt që është e mundur, tha Mariçiq.
Panelistë në këtë sesion ishin: Donika Grvalla, MPJ e Kosovës, Alesh Hmelar, ZMPJ Çeke, Megi Fino, ZMPJ e Shqipërisë, Angelina Ajhorst, drejtor për BP në EEAS, Gabriel Eskobar, përfaqësues Special e SHBA-ve për BP, Stjuart Piç, përfaqësues Special i MB për BP, Manuel Saracin, përfaqësues Special i Gjermanisë për BP, Johanes Ajgner, përfaqësues Special i Austrisë për BP, kurse me video mesazh u paraqitën edhe Pjero Fasino, Kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin Italian dhe Kleman Bon, Sekretar Shtetëror për Çështje Evropiane në Ministrinë për Evropë dhe Punë të Jashtme të Republikës së Francës.
Në fokus të diskutimeve ishte ndikimi i ngjarjeve më të reja gjeopolitike në integrimin e Ballkanit Perëndimor të BE-së, vullneti politik për të shkuar përtej dikotomisë sterile mes perspektivës evropiane dhe procesit të qëndrueshëm të aderimit të vendeve të rajonit, nevoja për tejkalimin e “pavendosmërisë” gjeopolitike të BE-së si dhe vlerës së shtuar të cilën vendet e rajonit ia japin Unionit.