Lajme
17.6.2022 08:06
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, në kuadër të “Prespa forumit për dialog”, mbajti takime të ndara bilaterale me Zëvendësministrin për Çështje Evropiane në Ministrinë për Punë të Jashtme të Republikës së Çekisë, z. Alesh Hmelar dhe Sekretarin Shtetëror për Bashkimin Evropian në Ministrinë për Punë të Jashtme, Bashkimi Evropian dhe bashkëpunim të Mbretërisë së Spanjës, Paskual Navaro.
Në takim me Zëvendësministrin Hmelar u konfirmua pozita parimore e Çekisë për fillimin e negociatave për anëtarësim të plotë të Republikës së Maqedonisë së Veriut me Unionin, si dhe i gjithë Ballkanit Perëndimor, që do të ishte prioritet i lartë për kryesimin çek me BE-në.
Mariçiq dhe Hmelar biseduan edhe për temat lidhur me bashkëpunimin bilateral mes dy vendeve, në veçanti ku ka interes për avancimin përmes shkëmbimit të përvojave në procesin e negociatave me BE-në, si dhe përmes mbështetje së ekspertëve dhe institucionale.
Zëvendëskryeministri Mariçiq në takim me Sekretarin Shtetëror Navaro u dakorduan se prioriteti kryesor i Unionit duhet të mbetet integrimi vendeve të Ballkanit Perëndimor, se është koha për lideriship dhe vendime të guximshme dhe se nuk guxon të lëshohet shansi për fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.
Bashkëbiseduesit mendojnë që rajoni duhet të avancohet, e jo të shkojë mbrapa. Gjatë bisedës theksuan se pasiguria është pasojë serioze me të cilën ballafaqohet i gjithë kontinenti për arsye të luftës në Ukrainë, që duhet të kuptohet si sinjal serioz se Unioni duhet me territor të konsolidohet dhe ta përforcoj sigurinë e kufijve të jashtme të saj.
Lidhur me bashkëpunimin bilateral mes Maqedonisë së Veriut dhe Spanjës, Mariçiq dhe Navaro shkëmbyen mendime sa i përket thellimit të bashkëpunimit të suksesshëm dhjetëvjeçar në fusha që janë të interesit të ndërsjellë në veçanti në bashkëpunimin ekonomik, turizmit, kulturës dhe arsimit, në frymën e vlerave evropiane.
Në dy takimet Zëvendëskryeministri Mariçiq përcolli mesazhin se është i domosdoshëm fillimi i menjëhershëm i negociatave me BE-në, sepse çdo vonesë e procesit për vendin do të thotë humbje kohe dhe besim në Unionin, kurse në kohë të krizës së krijuar nga konflikti në Ukrainë, mund të jetë rrezik serioz i sigurisë për rajonin.